By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sa do të jenë të përfaqësuara gratë në Kuvendin e ardhshëm?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Sa do të jenë të përfaqësuara gratë në Kuvendin e ardhshëm?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Sa do të jenë të përfaqësuara gratë në Kuvendin e ardhshëm?

admin
Last updated: 10/05/2024 20:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 maj – Barazia gjinore është një kauzë që nuk merr fund dhe nuk ka fitues në vendet e Ballkanit Perëndimor, e sidomos në Maqedoninë e Veriut. Gratë përballën me paragjykime dhe stereotipe të natyrave të ndryshme vetëm që të eliminohen nga gara politike, dhe “burrat” frikacakë e të pakompletuar ta kenë terrenin e tyre më të pastër, të jenë fitues pa qenë garues. Bazuar në rezultatet e fundit të KSHZ-së, në përbërjen e re parlamentare do të ketë 41 deputete femra, por duhen edhe 7 të tjera nga të gjitha partitë për të arritur pragun e përfaqësimit gjinor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo nënkupton se me Formulën e Dontit, krijohet hapësirë për kandidaten e radhës femër në listat, pavarësisht nga cila parti, por duhet të jetë brenda njësisë së njëjtë zgjedhore, shkruan Zhurnal.

Sa gra do të ketë në Kuvend?

Bazuar në rezultatet e fundit të KSHZ-së, në përbërjen e re parlamentare do të ketë 41 deputete femra, por duhen edhe 7 të tjera nga të gjitha partitë për të arritur pragun e përfaqësimit gjinor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo nënkupton se me Formulën e Dontit, krijohet hapësirë për kandidaten e radhës femër në listat, pavarësisht nga cila parti, por duhet të jetë brenda njësisë së njëjtë zgjedhore.

Nga 58 mandate të VMRO DPMNE-së, 23 janë deputete femra
Nga 19 mandate të koalicionit “Fronti Evropian”, 5 janë femra
Nga 18 mandate të koalicionit të LSDM-së, 7 janë femra
Nga 13 mandate të koalicionit VLEN, 3 deputete janë femra
Nga 6 mandate të lëvizjes ZNAM, 2 deputete janë femra
Nga 6 mandate të partisë E majta, 1 deputete është femër.

Në njësinë e 1 zgjedhore gjithsej 6 deputete janë femra: 4 nga VMRO dhe 2 nga LSDM. Në njësinë e 2 zgjedhore, gjithsej 5 deputete janë femra: 2 nga VMRO, 1 nga Fronti Evropian, një nga Koalicioni VLEN dhe 1 nga Lëvizja ZNAM. Në njësinë e 3 zgjedhore, gjithsej 7 deputete janë femra: 6 nga VMRO dhe 1 nga LSDM. Në njësinë e 4 zgjedhore po ashtu ka 7 deputete femra: 5 nga VMRO dhe 2 LSDM. Në njësinë e 5 zgjedhore dolën 8 deputete femra: 4 nga VMRO dhe nga 1 kanë LSDM, FE, VLEN, ZNAM dhe E majta.

Kujtojmë që, të rezervuara për deputetet gra, janë 40% të ulëseve të Kuvendit, që nënkupton se 48 gra nga 120 deputetë do të jenë në përbërjen e re parlamentare. Por, akoma është herët për listën përfundimtare të përfaqësimit të grave në godinën ligjvënëse sepse nga partitë që do të hynë në pushtet, bartësit e listave si zakonisht marrin poste ministrore e funksione të tjera shtetërore. Por, në disa raste edhe kryetarët e komunave janë bartës të listave zgjedhore apo të përfshirë në marrjen e mandateve në Kuvendin e ri.

Që i bie se edhe 7 ulëse që janë të rezervuara për gra janë zënë nga burrat duke marrë për bazë të drejtën e rregulluar ligjërisht. Mbetet të shihet në vazhdim gjatë konstituimit të Qeverisë se sa ministre gra do të ketë përbërja e re qeveritare.

Gratë përpos politikës, dobët janë të përfaqësuara edhe në institucionet tjera –

Argument tjetër se gratë në RMV nuk janë të përfaqësuar sa duhet, është edhe fakti se në asnjë Universitet brenda vendit, nuk ka rektor grua ndërkohë është i vogël numri i Institucioneve të Larta Akademike që edhe në pozitat e dekanes, pordekanes dhe drejtoreshave kanë të emëruar gra.

Mendësia tradicionale e stërvjetruar dhe stereotipet gjinore lidhur me rolin që gratë duhet të jenë të fokusuara në përkujdesjen e familjes dhe nënvlerësimi i tyre si jo të zonja për pozicione drejtuese, është një nga pengesat që shoqëritë tona vendosin përpara grave si bllokadë, që jo çdo grua përpiqet ta tejkalojë.

Mjedisi politik në vendet tona më një demokraci jo shumë të zhvilluar, agresiviteti e konfliktualiteti i politikës i bën gratë të stepen apo të mos angazhohen në politikë. Ashpërsia e luftës politike, gjuha e vrazhdë ofenduese dhe me urrejtje që përdoret, etiketimet dhe konsiderimi i politikës si domen i burrave, ndikojnë shumë në vendimin për tu angazhuar ose jo në politikë për një grua. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qeveria e re, ndryshime në politikat ekonomike
Next Article Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?