Shkup, 9 tetor – Dje në intervalin kohor nga ora 10 deri në orën 18 është realizuar kontrollim aksional i intensifikuar në pjesën e trafikut në territorin e komunës së Çairit në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar 105 shoferë, prej tyre 29 për ngasjen e automjetit me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, 14 masa për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, 7 sanksione për errësimin e xhamave në mënyrë jo të rregullt, 6 masa për skadimin e vlefshmërisë të lejes së qarkullimit, 3 sanksione për automjete në gjendje jo të rregullt teknike..
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga MPB.