• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Kosovë

SBASHK-u takim të jashtëzakonshëm nesër, paralajmërohen greva nga janari

usrargument by usrargument
11/11/2021
in Kosovë
0
SBASHK-u takim të jashtëzakonshëm nesër, paralajmërohen greva nga janari
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës, Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), nesër do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve e në të cilin do të bisedohet dhe do të merret vendimi për veprimet sindikale nëse nuk ndodhin takime me Qeverinë apo nëse nuk merren vendime të pranueshme lidhur me Ligjin e pagave dhe Implementimin në tërësi të Kontratës Kolektive.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka thënë se deri tani nuk janë plotësuar kërkesat tyre, prandaj do të diskutohet për veprimet që do të ndërmarrin.

“Nesër kemi takim me të gjithë kryetarët sindikal të komunave, të cilët do të flasin në emër të punëtorëve të arsimit të komunave të tyre, do ta kemi edhe kryetarin e universiteteve të sindikatës tonë. Unë do të raportoj së çfarë kemi bërë sa jemi angazhuar dhe do t’i informojë se edhe përkundër angazhimeve tona, ende nuk kemi ndonjë argument se çfarë po ndodhë me Ligjin e Pagave. Edhe pse nga kryeministria po deklarojnë se janë duke punuar në heqjen e defekteve që i ka dhënë Kushtetuesja në Ligjin e Pagave, por ne nuk kemi asgjë konkrete.

Unë do të raportoj se komunikimi me Ministrinë e Arsimit është në nivel por ministrja Nagavci dhe kabineti i saj nuk kanë kapacitete buxhetore, autorizime që të thonë diçka më shumë për Ligjin e Pagave dhe kërkesat tjera”, ka potencuar ai.

Jasharaj tha se pas vizitës që ka bërë në komunat e Kosovës, ka propozuar që në janar të shkohet në greva dhe të bllokohet i tërë sistemi arsimor.

“Unë pasi kam vizituar komunat kam paralajmëruar se në janar mund të kemi greva sikur ishin dikur, duke u bllokuar i tërë sistemi arsimor. Dhe, kryetarët nesër kanë të drejtë të përcjellin çfarë po thonë anëtarësia dhe bashkërisht të marrin vendim se çfarë do të bëjnë tutje”, potencoi ai.

Megjithatë, Jasharaj tha se vendimi final se si do të veprohet tutje do të merret nesër në takim.

“Krejt varet nga takimi i nesërm, dhe mund të kemi njëherë një protestë para grevës. Dhe ideja më e mirë që mbështetet nga të gjithë ashtu do të veprohet. Pra varet se cili do të jetë vendimi definitiv nesër”, tha mes tjerash Jasharaj.

Ndryshe, në vitin 2019, në Qeverinë Haradinaj ishte miratuar Ligji për Pagat në Sektorin Publik. Ligji pritej të rregullonte pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit.

Pra, Ligji rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind e tyre mbetën jashtë. Por, punëtorë në sektorë të ndryshëm publikë, kishin shprehur pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në Ligj.

Lidhur më këtë, institucioni i Avokatit të Popullit e kishte dërguar Ligjin në Gjykatë Kushtetuese, për “vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën”.

Pas kësaj, Kushtetuesja kishte vendosur që të pezullohej deri më 30 mars zbatimi i këtij Ligji, më pastaj, ishte vendosur që pezullimi të vazhdohej deri më 30 qershor, ku dhe përfundimisht kjo Gjykatë e shpalli të pavlefshëm këtë Ligj.

Drejtuesit sindikalistë patën bërë thirrje që Gjykata Kushtetuese që të marrë vendim të drejtë dhe mos të pezullojë apo anuloj Ligjin për Paga, por vetën të bëhen ndryshime në ata sektor ku ka pakënaqësi. 

Previous Post

Osmani në Amerikë takon nënsekretaren e shtetit, diskutojnë për energjinë, sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Next Post

Trajtimi i të rriturve – logoped

usrargument

usrargument

Next Post
Trajtimi i të rriturve – logoped

Trajtimi i të rriturve - logoped

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.