Shkup, 23 dhjetor – Komisioni ligjdhënës sot do të mbajë seancë në rendin e ditës të së cilës janë katër kërkesa për interpretim autentik të neneve të ligjit – dy nga deputetët dhe dy nga kryetarët e komunave.
Anëtarët e Komisionit duhet t’i shqyrtojnë kërkesat për interpretim autentik të një neni të Ligjit për zjarrfikje, të parashtruar nga deputeti Antonio Milloshoski, dhe të një neni të Ligjit për denacionalizim – kërkesë e deputetit Ismail Jahoski.
Kryetari i Komunës së Aerodromit ka dorëzuar kërkesë për interpretim autentik të një neni të Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, ndërsa kryetari i Karposhit – për një nen të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.