Shkup, 17 nëntor – Këshilli i ri i Qytetit të Shkupit sot prej orës 11 do ta mbajë seancën konstituive në kinemanë “Frosina” në Qendrën rinore kulturore.
Në rend të ditës janë zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për verifikim, çështje të mandatit, mirënjohje, parashtresa dhe ankesa në Këshillin e Qytetit të Shkupit, raporti i Komisionit me verifikimin e mandateve të anëtarëve dhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit.
Sipas rezultateve të cilat Komisioni shtetëror i zgjedhjeve i publikoi për Zgjedhjet lokale 2021, gjashtë parti politike dhe një listë e pavarur e kandidatëve kanë fituar vende këshilltarësh në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
Më së shumti këshilltarë ka fituar VMRO-DPMNE – 18, pastaj vijojnë LSDM – 12, BDI – pesë, E Majta – katër, ndërsa nga dy vende të këshilltarëve kanë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, PLD/PDM dhe Qyteti i gjelbër human.
Këshilli ka 45 vende, ndërsa për shumicën nevojiten 23 vende të këshilltarëve.