• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Sekretari Austin: Nuk i frikësohemi fuqisë së re ushtarake të Kinës

usrargument by usrargument
05/12/2021
in Bota
0
Sekretari Austin: Nuk i frikësohemi fuqisë së re ushtarake të Kinës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarët e lartë amerikanë të mbrojtjes pranojnë se përparimet e fundit në fushën ushtarake të Kinës, mes tyre testimi i një sistemi armësh hipersonike, janë arsye për t’u shqetësuar. Megjithatë Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se kjo nuk është një arsye për panik.

https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk

“Amerika nuk është një vend që i frikësohet konkurrencës“, thuhet në një fjalim të parapërgatitur të Sekretarit Lloyd Austin, i cili pritet ta lexojë më vonë gjatë ditës së shtunë, përpara zyrtarëve qeveritarë dhe kompanive që kryejnë veprimtari në fushën e mbrojtjes, pjesëmarrës në Forumin e Mbrojtjes Kombëtare ‘Regan” që zhvillohet në Kaliforni.

“Ne po përballemi me një sfidë të madhe dhe do ta përballojmë këtë me besim e vendosmëri, jo me panik e pesimizëm“, thuhet ndër të tjera në fjalim.

Zyrtarët e lartë ushtarakë amerikanë kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për muaj të tërë, duke paralajmëruar se Pekini po ‘mbyll hendekun’ në një përpjekje për të tejkaluar Shtetet e Bashkuara si fuqia kryesore ushtarake në botë në dekadën e ardhshme.

Gjenerali Mark Milley, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, shkoi me larg me komentet e tij duke e krahasuar testin me raketa hipersonike të Kinës, zhvilluar korrikun e kaluar, me lëshimin nga Rusia të satelitit të parë artificial në botë në vitet 1950, i cili ndezi garën hapësinore që dominoi dekadat e ardhshme.

“Nuk e di nëse është një moment si ai i Sputnikut, por mendoj se është shumë pranë tij”, tha zoti Milley për televizionin Bloomberg muajin e kaluar. “E gjithë vëmendja është aty“, shtoi ai.

Një raport i Pentagonit i lëshuar muajin e kaluar mbi fuqinë ushtarake të Kinës dilte në përfundimin se Pekini është “gjithnjë e më i gatshëm të përballet me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, në zonat ku interesat ndryshojnë”. Raporti paralajmëroi se Kina ka të ngjarë të ketë të paktën 1000 armë me mbushje bërthamore deri në vitin 2030./VOA

Previous Post

Ekspertët për variantin “Omicron”: Rastet në Britani mund të rriten në 15 mijë

Next Post

Për herë të parë republikanët francezë kandidojnë një grua për presidente

usrargument

usrargument

Next Post
Për herë të parë republikanët francezë kandidojnë një grua për presidente

Për herë të parë republikanët francezë kandidojnë një grua për presidente

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.