• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Sela tregon nëse do të jep dorëheqje nga posti kryetar i Aleancës për Shqiptarët

usrargument by usrargument
04/11/2021
in Maqedoni, TOP LAJM
0
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 4 nëntor – Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në emisionin “Rruga Drejt”, i pyetur nëse do të japë dorëheqje pas rezultateve në zgjedhjet lokale, ka thënë se tani për tani janë ende në zgjedhje duke qenë se Dibra shkon në rrethin e dytë, dhe se në momentin që do të mblidhet kuvendi qendror i partisë, do të jetë ai vetë që do ta hap këtë temë – për kryetarin.

Përveç të tjerash, Sela ka thënë se një politikan duhet të japë dorëheqje në momentin që ka dicka nga një pushtet dhe e humbë atë pushtet.

“Zakonisht një politikan duhet të japë dorëheqje në momentin që ka diçka nga një pushtet dhe e humbë atë pushtet. Ne po hyjmë në një kaos total si shoqëri në përgjithësi. Do të isha i lumtur që dorëheqjen time si kryetar partie ta kërkojnë strukturat e partisë. Deri tani nuk e kanë kërkuara. Jemi akoma në zgjedhje e kemi edhe Dibrën. Në Aleancën për Shqiptarët është legjitime që të kerkohet përgjegjësi nga kryetari i partisë, dhe fjala e lirë kurrë nuk është ndaluar. Në momentin që do të mblidhet kuvendi qendror do të ketë pikë të vecantë për t’u hapur tema e kryetarit, se cfarë mendojnë dhe po ashtu edhe të marrin vendim për këtë”, theksoi Sela.

Sonte në orën 21:50 do të ndiqni ekskluzivisht intervistën e plotë në Alsat në emisionin “Rruga Drejt”, paraqitjen e parë të Ziadin Selës pas zgjedhjeve lokale./ Alsat.mk

Previous Post

Mirënjohje për tri kompani me praktikë më të mirë për siguri dhe shëndet në punë në vitin 2021

Next Post

Si në filma: Shtetasi amerikan i rrahë me grushte fytyrës tre policë në Kisella Vodë

usrargument

usrargument

Next Post

Si në filma: Shtetasi amerikan i rrahë me grushte fytyrës tre policë në Kisella Vodë

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.