• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Kosovë

Sërish kërcënon Vulin: Nuk na duhen rusët për t’u kthyer me forcë në Kosovë

usrargument by usrargument
03/11/2021
in Kosovë
0
Sërish kërcënon Vulin: Nuk na duhen rusët për t’u kthyer me forcë në Kosovë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Serbia nuk po përgatit vullnetarë rusë për t’u kthyer në Kosovë.

Sipas mediave serbe Vulin ka thënë se nëse Beogradi do të dëshironte të kthehet me forcë në Kosovë, nuk do të kishte nevojë për rusë apo të huaj të tjerë, por do t’i mjaftonin serbët e lindur atje.

“Nëse Serbia do të donte të kthehej me forcë në veri dhe jug të ‘Kosovës dhe Metohisë’, nuk do të kishte nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur në ‘Kosovë dhe Metohi’. Shqiptarët [ai sërish përdori termin fyes ‘shiptari’] u bindën për këtë kur dërguan forca speciale arrogante në veri të ‘Kosovës dhe Metohisë’ dhe të përulur dhe të frikësuar i tërhoqën në jug”, tha Vulin, pwrcjell Telegrafi.

Ai këto komente i ka bërë duke u përgjigjur ndaj një deklarate të ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, i cili tha se ka informacione se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministri Vulin po rekrutojnë mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës.

Vulin deklaroi se shqiptarët e Kosovës, “kur nga ta flet frika dhe ndërgjegjja e papastër, fillojnë të flasin për agresionin serb dhe rrezikun rus”.

“As presidenti Vuçiq, as unë nuk jemi duke përgatitur apo kërkuar vullnetarë rusë. Nëse Serbia do të dëshironte të kthehet me forcë në veri dhe jug të Kosovës dhe Metohisë, nuk do të kishte nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur në Kosovë”, shtoi Vulin.

Sipas tij, “pretendime të tilla duhet të shërbejnë si shkas që NATO të ngrejë edhe një herë armët dhe të bëjë një luftë, të cilën vetë shqiptarët kurrë nuk mund ta fitonin, ashtu siç nuk mundën të ndërtonin vetë një shtet”. 

Previous Post

Komandanti i Njësisë Speciale, Besart Ahmeti tregon se si u plagos në aksionin kundër kontrabandës në veri

Next Post

Jennifer Lopez rikrijon skenën nga klipi “All I Have” për Coach

usrargument

usrargument

Next Post
Jennifer Lopez rikrijon skenën nga klipi “All I Have” për Coach

Jennifer Lopez rikrijon skenën nga klipi “All I Have” për Coach

Stay Connected test

Recent News

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

15/05/2022
Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

15/05/2022
Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

15/05/2022

240 mijë vaksina skadojnë për dy javë

15/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort