• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA dhe BE shprehin shqetësim për veprimet e Moskës afër Ukrainës

usrargument by usrargument
12/11/2021
in Bota
0
SHBA dhe BE shprehin shqetësim për veprimet e Moskës afër Ukrainës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë shprehur të shqetësuara për raportimet e lëvizjeve të ushtrisë së Rusisë në afërsi të Ukrainës dhe kanë paralajmëruar Moskën se çfarëdo veprimi agresiv përbën “gabim serioz”.

Rusia e ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina më 2014 dhe i ka mbështetur separatistët që janë përfshirë po atë vit në konflikt në lindje të Ukrainës.

Kievi është ankuar javën e kaluar se Rusia është duke mbajtur dhjetëra mijëra trupa afër kufirit, duke pretenduar se rreth 90,000 ushtarë rusë janë të stacionuar në zonën kufitare në lindje të Ukrainës, e cila kontrollohet nga separatistët.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë më 12 nëntor se Uashingtoni është i shqetësuar për veprimet e Moskës dhe ka paralajmëruar kundër pushtimit.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për ndonjë veprim të parregullt të forcave që i shohim në kufijtë ukrainas”, u ka thënë Blinken gazetarëve.

“Do të përbënte gabim serioz për Rusinë nëse synon ta përsërisë atë që e ka bërë më 2014”, ka thënë Blinken, duke përsëritur paralajmërimin e njëjtë që e ka bërë kur është takuar në Uashington me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Blinken ka thënë pas atij takimi se përkushtimi amerikan ndaj integritetit territorial të Ukrainës është “i hekurt”.

Në Bruksel, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u ka thënë gazetarëve se blloku evropian është alarmuar nga aktivitetet ushtarake të Rusisë afër kufirit me Ukrainën.

“Ne po vazhdojmë të shikojmë situatën dhe informacioni që kemi marrë deri më tani është shqetësues”, ka thënë Stano.

Ai ka thënë se blloku prej 27 kombeve është duke monitoruar situatën me partnerët, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë , dhe “ne jemi të hapur për të analizuar hapa të mëtutjeshëm, nëse ka nevojë”.

Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se ka synime agresive.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se Moska “nuk përbën kërcënim për askënd” mirëpo i duhet të kujdeset për sigurinë e vet, si përgjigje ndaj “veprimeve provokative” të NATO-s.

Previous Post

Zyrtare: Dani Alves kthehet te Barcelona

Next Post

Lituania burgos dy qytetarë që kanë spiunuar për Rusinë

usrargument

usrargument

Next Post
Lituania burgos dy qytetarë që kanë spiunuar për Rusinë

Lituania burgos dy qytetarë që kanë spiunuar për Rusinë

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.