• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Shqipëri

Shqipëria merr Presidencën e SWG-së/ Krifca: Fermeri në qendër të politikave tona

usrargument by usrargument
17/11/2021
in Shqipëri
0
Shqipëria merr Presidencën e SWG-së/ Krifca: Fermeri në qendër të politikave tona
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nën kujdesin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u mbajt në Tiranë, Takimi i 15-të i ministrave të Bujqësisë së Evropës Jug-Lindore. Ky takim u zhvillua në kuadër të marrjes së Presidencës së SWG-së për vitin 2022 nga Shqipëria.

Ministrat e Bujqësisë nga vendet e EJL theksuan vullnetin e plotë për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve, jo vetëm në hartimin e strategjive rajonale, por edhe në krijimin e mekanizmave të duhur administrativ dhe financiar, për të zhvilluar më tej hapësirën rurale.

Në këtë kontekst, ata u dakordësuan mbi rëndësinë e padiskutueshme që mbart politika e përbashkët bujqësore e Bashkimit Evropian (CAP), jo vetëm si një katalizator zhvillimi për vendet e BE-së, por edhe për Shqipërinë.

Në fjalën hapëse, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, i njohu ministrat me objektivat e Shqipërisë për Presidencën gjatë 2022, duke theksuar prioritetet e kësaj të fundit si Agjenda e Gjelbër, bashkëpunimi Rajonal dhe Evropian, bashkëpunimi ndërkufitar, si dhe përfshirja e të rinjve dhe grave në sipërmarrje.

Gjithashtu, ministrja Krifca theksoi se fondet IPARD kanë ndihmuar në transformimin e bujqesisë shqiptare si promotor zhvillimi, formalizimi dhe standartizimi në përafrimin me BE.

Më tej, diskutimi u ndal edhe tek aplikimi i teknologjisë, duke e vlerësuar si të ardhmen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në të gjitha vendet.

Duke vlerësuar rezultatet pozitive të mandatit të Republikës së Serbisë në presidencën e kësaj asambleje, Krifca shprehu vullnetin e plotë të Shqipërisë për të konkretizuar më tej politikat në favor të rritjes së tregtisë rajonale dhe më gjerë.

Previous Post

Kuvendi Kombëtar i PD/ Basha thërret në takim krerët e 71 degëve, zbulohet motoja për ‘18 dhjetorin’

Next Post

Nikolla reagon për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier: Autori i këtij krimi barbar të marrë ndëshkimin maksimal!

usrargument

usrargument

Next Post
Nikolla reagon për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier: Autori i këtij krimi barbar të marrë ndëshkimin maksimal!

Nikolla reagon për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier: Autori i këtij krimi barbar të marrë ndëshkimin maksimal!

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.