Shkup, 28 dhjetor – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të të ngrit iniciativë për përcaktimin e përgjegjësisë ndaj Dragi Rashkovskit deri te Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korrupsion për veprimin joligjor me qëllim të marrjes së shpërblimit- automjet.
KSHPK ka dyshime për veprën e kryer penale nga ana e Rashkovskit sipas nenit 359, paragrafi 1 dhe 2 nga Kodit penal ose marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor.
Sipas Goran Tërpenovskit, anëtar i KSHPK-së i cili sot e ka sqaruar këtë rast, ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski edhe krahas pohimeve të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve )MTL), në mënyrë tendencioze si duket ka dorëzuar informatë deri te qeveria në ndërtimin nga ana e firmës së Gostivarit objekte që janë pronë e shtetit dhe me çmim dhjetë herë më të lirë i ka shitur automjet Igor Hristovit, ndërsa ai më pas ia ka dhuruar bashkëshortes së Rashkovskit.
Në listën anketuese të datës 05.03.2021, Dragi Rashkovski, sekretar i atëhershëm për monitorim dhe mbështetje të institucioneve gjatë realizimit të programit për punë të qeverisë ka theksuar se në kontratën për dhuratë të bashkëshortes së tij është pajisur me automjet të tipit “doxh” prodhuar në vitin 2005 në vlerë prej 300 mijë denarë ose rreth pesë mijë euro, pa mos dhënë karakteristika plotësuese për automjetin.
Nga dokumentet, siç ka thënë Tërpenovski dalin dyshime për veprimin e paligjshëm të Rashkovskit me qëllim të marrjes së shpërblimit në rastin konkret- automjet.
Tërpenovski ka thënë se pas kryerjes së kontrollit në treg, ky lloj i automjetit edhe pse i prodhuar në vitin 2005 kushton rreth 50 mijë euro e më lartë që siç tha, është vlerë dhjetë herë më e lartë nga çmimi i vendosur në kontratë.
Për ata që kuptojnë se çka është “doxh vajper”, tha ai, makina e re sillet deri në njëqind mijë euro e më shumë.
Nëse ka pesë mijë euro të blihet një veturë e tillë, tha Tërpenoski, unë do ta kisha blerë një të tillë.
“Këtu ka mjaftë punë edhe për prokurorinë, shërbimet e inspektimit, kadastrën. Si është bërë lëshimi teknik, pse nga viti 2011 kur është sjellë vendimi për privatizim deri tani, nuk është bërë korrigjim”, tha mes tjerash Tërpenovski.