• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Life Style

Si vepron çdo shenjë horoskopi kur dëshiron që t’i japë fund një lidhjeje

usrargument by usrargument
10/11/2021
in Life Style
0
Si vepron çdo shenjë horoskopi kur dëshiron që t’i japë fund një lidhjeje
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo njeri reagon në mënyra të ndryshme kur do t’i japë fund një marrëdhënieje falë ndikimit të shenjës së tij. Si vepron shenja jote?

Dashi-Fillon të reagojë në mënyrë indiferente, i duhen orë të tëra për t’i kthyer përgjigje një mesazhi ose thjesht e injoron. Kur një Dash mendon se ka ardhur fundi i një marrëdhënieje, rresht së bëri projekte me personin tjetër dhe nuk e përfshin në jetën e tij të përditshme.

Demi-Kur Demi dëshiron ta çojë drejt fundit një marrëdhënie, bëhet një person i zymtë, tip që kapet edhe për gjërat e vogla e nuk të respekton. Filloni të shmanget nga përqafimet e puthjet e papritura.

Binjakët-Nëse ka diçka që u pëlqen shumë Binjakëve, është të flasin, megjithatë kur ata janë gati të ndahen me dikë, humbasin interesin për të folur me të për çfarëdolloj teme. Për më tepër, një Binjak nuk shfaq më gjeste dashurie, mesazhe romantike, përqafime e puthje.

Gaforrja-Gaforrja është tipi i personit që nuk di ta fshehë pakënaqësinë e tij. Kur dëshiron që diçka të përfundojë, ai rrudh vetullat, bëhet bëhet i ashpër, i trishtuar, fillon të provojë një përzierje emocionesh. Kur i bëni një pyetje, përgatituni për një përgjigje të shkurtër dhe pa interes.

Luani-Kur dëshiron t’i japë fund një marrëdhënieje, e bën shumë të qartë dhe të bën të ndihesh njeriu më i keq në botë, a thua se do të ishe i vetmi person që do të humbiste nga një fund i tillë.

Virgjëresha-Për shkak se nuk ka guxim të marrë iniciativë, Virgjëresha fillon të të japë motive për t’u ndarë nga ajo. Ajo bëhet më kritike se kurrë, fillon të vërë në dukje të metat e tjetrit dhe çdo gjë që partneri bën gabim, ja përplas me kënaqësi në fytyrë.

Peshorja-Peshoret janë të pavendosura, mund ta shtyjnë vendimin për t’u ndarë sa më gjatë të jetë e mundur, por në fund ai moment fatal do të mbërrijë. Gradualisht, kjo shenjë do ta bëjë të qartë se nuk dëshiron të bëjë as përpjekjen më të vogël që lidhja të funksionojë.

Akrepi-Akrepi fillon të sillet sikur është tashmë beqar. Vjen në shtëpi vonë, nuk të jep shumë detaje se ku ishte dhe çfarë bëri vetëm për të bërë të qartë që është i pakënaqur me marrëdhënien.

Shigjetari-Shigjetari fillon të krahasojë marrëdhënien e vet me atë të njerëzve të tjerë, vetëm për t’ju bërë të ndiheni fajtorë që nuk jeni sjellë ashtu siç ai ka imagjinuar. E bën këtë që t’ju bëjë të ndiheni përgjgjës për pakënaqësitë e tij.

Bricjapi-Bricjapi është shumë i ndershëm në një marrëdhënie dhe sapo e kupton që diçka nuk shkon, e ndan frikën me partnerin dhe pranon se nuk mendon që ju të dy keni një të ardhme së bashku.

Ujori-Sapo Ujori mendon t’i japë fund një lidhjeje, fillon t’i vendosë barriera tjetrit. Ai nuk hapet më tek partneri, nuk i ndan me të ëndrrat, sekretet dhe planet e tij.

Peshqit-Peshqit janë jashtëzakonisht romantikë, përveç rasteve kur janë në prag të përfundimit të një lidhjeje. Ata nuk e humbasin simpatinë, dashurinë dhe kujdesin e tyre, por do ta bëjnë të qartë se sa të pakënaqur janë dhe do të përpiqen të arrijnë një konsensus për këtë.

Previous Post

I duan të qarat, ja cilat shenja të Horoskopit janë mbretëreshat më të mëdha të dramës

Next Post

Arrestohet 31 vjeçarja nga Shkupi pasi shantazhoi me foto komprometuese një mashkull

usrargument

usrargument

Next Post
Arrestohen tri femra në Gjakovë për dhunë në familje

Arrestohet 31 vjeçarja nga Shkupi pasi shantazhoi me foto komprometuese një mashkull

Stay Connected test

Recent News

Neto paga mesatare në mars 31.080 denarë

20/05/2022
Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

20/05/2022

Të martën autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

20/05/2022
Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

20/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort