Shkup, 5 nëntor – Në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup mbrëmë arritën një grup prej 131 qytetarëve nga Afganistani. Bëhet fjalë për të punësuar të Kombeve të Bashkuara për të cilët Maqedonia e Veriut siguroi akomodim të përkohshëm deri në largimin e tyre në një shtet të tretë. Vendi me këtë vazhdon të ndihmojë në operacionin humanitar ndërkombëtar për ndihmë të civilëve të cilët janë në rrezik nga pushteti i ri taleban.
Pas arritjes u zbatua procedura standarde – kontroll i sigurisë dhe mbrojtjes dhe PCR test.
Siç kanë njoftuar nga qeveria, ata do të jenë përkohësisht të vendosur në Shkup, ndërkaq të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga Kombet e Bashkuara.
Për momentin në vend qëndrojnë 531 qytetarë të Afganistanit, për të cilët institucionet sigurojnë dhe ua ofrojnë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme.
Nga Maqedonia e Veriut deri më tani janë larguar 84 qytetarë, të cilëve qëndrim të përhershëm u siguroi Franca, Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Brazili.