Shkup, 5 nëntor – Ish zëvendës drejtori i Doganave të Maqedonisë, Irfan Buçi para disa ditëve ka bë “diagnozën” më të mirë lidhur me fajtorin që e solli BDI-në në situatë të palakmueshme. Për këtë situatë ai ka dërguar akuza ndaj Zëvendës kryeministrit Artan Grubi.
Disa ditë pas kërkesës për llogari dhe dorëheqje, Buçi lëshoi edhe një thumb për BDI-në me slloganin e Grubit, SRMN, të përdorur në zgjedhjet lokale.
Buçi nëpërmes një statusi ka thënë se BDI-ja ka ardhur në pozitë që të lavdërohet nga Thaçi e PDSH, e të mundet nga Kasami e Besa.
“Na erdh puna, Mendu Thaçi me na livdu, a Bilall Kasami me na fitu. SRMN”, ka shkruar Buçi!
Kjo sjellje e Grubit në fundt e detyroi Arjanit Hoxhën e Lëvizjes Besa të marë vendim të prerë- ta dërgojë BDI-në në opozitë. BDI pati kohë të mjaftueshme tia tërheqë veshin Grubit dhe t’i ndërpretë politikat provokuese ndaj gjitha partive tjera, duke përfshi edhe partnerët e koalicionit si Lëvizja Besa.
Ai shpeshherë nuk ka kursyer provokimet dhe ofendimet ndaj bashkëpartiakëve, kuptohet duke “hedhur gurin e duke fshehur dorën” përmes portaleve të veta të afërta. Krejt çmimin e kësaj sjellje të Grubit, tani pas formimit të shumicës së re, ka gjasë ta paguajnë aktivistët më të sinqertë të BDI-së.