• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Shqipëri

Skandali me pagat, Spiropali: Akt kriminal, nuk është sulm kibernetik

usrargument by usrargument
23/12/2021
in Shqipëri
0
Skandali me pagat, Spiropali: Akt kriminal, nuk është sulm kibernetik
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka kërkuar ndjesë për skandalin e daljes së pagave të qindrave qytetarëve shqiptarë. E ftuar në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Spiropali u shpreh në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama, i cili gjithashtu kërkoi ndjesë. Spiropali e cilësoi si akt kriminal dhe kërkoi hetim të plotë nga prokuroria. Sipas saj është e qartë që nuk është sulm kibernetik, por është skemë e organizuar.

“Edhe ne jemi të shqetësuar, madje kërkojmë ndjesë për shqetësimin që është krijuar. Kërkojmë nga autoritete të hetohen. E konsiderojmë akt kriminal ata që e kanë nxjerrë. Kërkojmë hetimin e të gjithë zinxhirit. Nuk është sulm kibernetik. Nuk është se muret mbrojtëse kanë qenë të dobëta. Ne mendojmë se është e organizuar. Nuk mund të gjykojmë, qëllimi është kriminal. Nxjerrja e të dhënave të tilla është akt kriminal dhe prokuroria duhet ta hetojë.

Një gjë është e qartë që ajo listë ka ekzistuar, ka qarkulluar, e kanë pasur dhe e kanë nxjerrë në këtë moment. Nuk dua ti hyj kësaj. Nga lajmet e dy ditëve po bëhet e qartë që kjo listë ka qarkulluar. Prokuroria duhet ti shkojë deri në fund. Duhet të hetohen të gjithë punonjësit e tatimeve, punonjës të institucioneve të tjera. Duam në fund që të ketë drejtësi. Nuk mund të mbajmë një përgjegjësi e tillë ku qëllimi kryesor është që të krijojnë kaos”, u shpreh ministrja.

Më tej, Spiropali theksoi se nuk ka pasur interes të shohë listën e pagave, por pranoi se është çuditur me disa pagesa të personazheve të mediave.

“Më duket e tepërt tani që të diskutojmë pagën e tjetrit. Nuk kam pasur interes t’i shikoj. Por çudi më kanë bërë edhe mua rrogat në media”, u shprej ajo.

Previous Post

Dodik: Shpërbërje e mundshme e Bosnje-Hercegovinës nëse s’zgjidhet kriza

Next Post

Rama nxjerr pamjet: Ky është nga ato momentet e bukura njerëzore që i bën hallall sharjet, mallkimet, shpifjet, streset…

usrargument

usrargument

Next Post
Rama nxjerr pamjet: Ky është nga ato momentet e bukura njerëzore që i bën hallall sharjet, mallkimet, shpifjet, streset…

Rama nxjerr pamjet: Ky është nga ato momentet e bukura njerëzore që i bën hallall sharjet, mallkimet, shpifjet, streset…

Stay Connected test

Recent News

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

25/05/2022
Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

25/05/2022
Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

25/05/2022

KSI përgatitet për lijën e majmunëve, kërkon blerjen e testeve dhe trajtimeve

25/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort