• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Snopçe: Qeveria ka vetëm 59 deputetë, shpëtimin e kërkon përmes shantazheve

usrargument by usrargument
12/11/2021
in Maqedoni
0
Snopçe: Kemi mbledhur 61 nënshkrime, qeveria është jolegjitime
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 12 nëntor – Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në paraqitjen para mediave që u realizua në selinë e partisë në Gostivar ka reaguar ndaj zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ka vlerësuar, se “çdo shtet ka mafian e vetë, ndërsa mbrëmë u dëshmua se në Maqedoninë e Veriut mafia ka shtet”.

Sipas tij, qeveria ka 59 deputet dhe prandaj shpëtimin e kërkon në shantazhe dhe kërcënime.

“Një Qeveri me 59 deputetë krekoset dhe sillet me arrogancë ndaj qytetarëve, ndërsa shpëtimin e kërkon me shantazhe, kërcënime, blerjen apo kidnapimin e deputetëve. Një regjim hibrid që thirret në emër të vlerave evropiane, ndërsa gjithë mandatin dhe fundin e tij e karakterizojnë veprime dhe skandale në kundërshtim me këto vlera.
Mbrëmë nuk dështoi shumica e re, aq më pak opozita. Mbrëmë u ndez alarmi për të gjithë qytetarët dhe faktorin ndërkombëtarë. Mbrëmë u dëshmuan të gjitha vlerësimet e organizmave ndërkombëtare për Maqedoninë e Veriut dhe u konfirmuan të gjitha paralajmërimet tona. Kur nje te zgjedhuri te popullit i pamundësohet shkuarja ne pune, atëherë çka mund te ndodhe me qytetarin e rëndomtë. Mbrëmë Aleanca për Shqiptarët nuk dështoi, por vetëm u konfirmua në anën e së drejtës, në anën e popullit që kërkon ndryshim, ndërsa vetëm dolën fytyrat e vërteta të atyre që luftojnë ndryshimin dhe mbrojnë regjimin me çdo kusht. Lufta vazhdon, edhe më fuqishëm, edhe më pastër, edhe më të vendosur, edhe atë menjëherë”, tha mes të tjerash Snopçe

Previous Post

Gaber: I realizuam kërkesat, tani është koha të marrim rezultat korrekt

Next Post

Pas mocionit u “tollovit” politika, athua kush fitoi, e kush humbi pika?

usrargument

usrargument

Next Post
Pas mocionit u “tollovit” politika, athua kush fitoi, e kush humbi pika?

Pas mocionit u "tollovit" politika, athua kush fitoi, e kush humbi pika?

Stay Connected test

Recent News

Referendumi për Kornizën e bisedimeve – qëndrim real i qytetarëve apo manipulim etno-politik

06/08/2022
Kohëzgjatja e gjumit tuaj gjatë ditës mund të ketë ‘pasoja negative’, paralajmëron eksperti

Kohëzgjatja e gjumit tuaj gjatë ditës mund të ketë ‘pasoja negative’, paralajmëron eksperti

06/08/2022
Shëroni tensionin e lartë të gjakut me një gotë ujë: Teknika e Japonisë së lashtë është e artë!

Shëroni tensionin e lartë të gjakut me një gotë ujë: Teknika e Japonisë së lashtë është e artë!

06/08/2022
Kanceri, diabeti, anemia, fruthi i keq: Ngjyra e gjuhës zbulon sëmundjet dhe çka ju mungon

Kanceri, diabeti, anemia, fruthi i keq: Ngjyra e gjuhës zbulon sëmundjet dhe çka ju mungon

06/08/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.