• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Shqipëri

SPAK marrëveshje me Europol

usrargument by usrargument
12/11/2021
in Shqipëri
0
SPAK kërkon 19 vite burg për e Santiago Malkos
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bazuar në marrëveshjen e lidhur ndërmjet Europol dhe Republikës së Shqipërisë sot, u nënshkrua Marrëveshja Trepalëshe me objekt “Dhënia e të drejtës së qasjes në sistemin elektronik “SIENA – Aplikim i Sigurt i Rrjetit të Shkëmbimit të Informacionit” , “EUROPOL” midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“Të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit të gjerë dhe nevojës për shkëmbim informacioni të sigurt e të besueshëm ndërmjet strukturave të hetimit, strukturave të ushtrimit të ndjekjes penale dhe strukturave policore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, bazuar në marrëveshjen e lidhur ndërmjet Europol dhe Republikës së Shqipërisë; sot, u nënshkrua Marrëveshja Trepalëshe me objekt”, njofton SPAK.Nënshkrimi i Marrëveshjes i mundëson Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit marrjen e qasjes së drejtpërdrejtë në rrjetin ”SIENA”, si një linjë e sigurt komunikimi dhe shkëmbimi informacioni me EUROPOL, në kuadër të thellimit të hetimeve për subjekte që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete kriminale në kompetencë të SPAK.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit bëhen partnerë të rëndësishëm me Europol, duke mundësuar dhënien e aksesit të drejtpërdrejtë në bazën e të dhënave ”Siena”, shkëmbimin e informacionit dhe marrjen e tij në kohë reale, me qëllim rritjen e efektivitetit të hetimeve penale nga SPAK, si dhe me qëllim finalizimin me operacione të përbashkëta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Marrëveshja do të mundësojë bashkëpunim dhe shkëmbim të sigurt të informacioneve, ndërmjet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, jo vetëm me Europol-in, por edhe me Shtetet Anëtare të Unionit Evropian“, thotë më tej SPAK.

Share Now

Previous Post

Përplasen PD dhe LSI: Bardhi tregon pse dështoi koalicioni. Kryemadhi: Mashtrim, i shërben Ramës

Next Post

Në 24 orët e fundit, Kosva regjistron 16 raste të reja me Kovid-19

usrargument

usrargument

Next Post
Regjistrohen 656 raste me Kovid-19, 273 të shëruar dhe 13 të vdekur

Në 24 orët e fundit, Kosva regjistron 16 raste të reja me Kovid-19

Stay Connected test

Recent News

BE-ja do të qëndrojë pranë Ukrainës në vitin 2023, thotë Borrell

Borell: Dënoj fuqishëm çdo thirrje për dhunë

31/01/2023
Ramiz Lladrovci: Mungesa e Kryeministrit në takimin e ftuar nga Ambasada Amerikane për çështjen e Asociacionit është brengosëse

Ramiz Lladrovci: Mungesa e Kryeministrit në takimin e ftuar nga Ambasada Amerikane për çështjen e Asociacionit është brengosëse

31/01/2023

Uashingtoni: Rusia nuk e respekton marrëveshjen e fundit bërthamore

31/01/2023

Përfundon sezoni i gjuetisë në parkun kombëtar Mali Sharr, nuk ka përhapje të murtajës afrikane te derrat

31/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.