• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Spano për paragjykimet për Sofjen: Çdo anëtar i KE-së është i obliguar që me Konventën t’i zbatojë vendimet e Gjykatës

usrargument by usrargument
05/11/2021
in Maqedoni
0
Konferencë rajonale për “Kthim efikas të pronës në pajtim me standardet evropiane”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 5 nëntor – Parimi i përgjithshëm është plotësisht i qartë se çdo vend anëtar i Këshillit të Evropës është i obliguar me Konventë që t’i zbatojë vendimet e Gjykatës. Në një numër të madh të gjykimeve Gjykata përkujton këtë parim dhe shteti duhet t’i zbatojë vendimet e Gjykatës në frymën e Konventës.

https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk

Këtë sot në konferencë për media e deklaroi kryetari i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Robert Spano në përgjigjen e pyetjes së MIA-s për moszbatimin e 16 gjykimeve për Bullgarinë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe të drejtën e shoqërimit të pakicës maqedonase, si dhe deklaratën e zëvendësndihmësit të sekretarit shtetëror të SHBA-së, Gabriel Eskobar se ambasadorja e SHBA-së në Sofje me partnerët evropianë punon në zgjidhjen e këtyre problemeve.

“Pyetjen të cilën e parashtroni është pyetje që ka të bëjë me zbatimin dhe kryerjen e vendimeve gjyqësore dhe është me rëndësi që të përkujtojmë se ekziston dallim i qartë mes rolit të Gjykatës që të shqiptojë vendime dhe departamentin e veçantë të Këshillit të Evropës i cili e mbikëqyr zbatimin. Kryetari i Gjykatës nuk është qi që duhet publikisht të japë komente. Megjithatë, parimi i përgjithshëm është plotësisht i qartë, ai është se çdo vend anëtar i Këshillit të Evropës është i obliguar me Konventën t’i zbatojë vendimet e Gjykatës. Në shumicën e gjykimeve Gjykata përkujton këtë parim dhe shteti duhet t’i zbatojë vendimet e Gjykatës në frymën e Konventës”, nënvizoi Spano.

Ai obligim, shtoi ai është i padiskutueshëm dhe i qartë. “Ajo është deklarata e përgjithshme të cilën do të doja ta jepja për atë çështje, megjithatë nuk është roli im që unë të jap koment për çështje konkrete të ndjeshme mes të dyja vendeve sa i përket zbatimit dhe lloje të ndryshme të gjykimeve”, vlerësoi Spano në konferencën e përbashkët për media në Shkup me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Spano gjithashtu shtoi se kur bëhet fjalë për zbatimin dhe realizimin e vendimeve të Gjykatës, përgjegjësia e këshillit të ministrave është që ta ndjekë procesin.

“Në atë kuptim është shumë e qartë se legjitimiteti i përgjithshëm është autoriteti i sistemit dhe shkaku për ekzistimin e tij është kur Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të shqiptojë gjykim detyrues për ndonjë vend anëtar. Ai vend anëtar me atë që është nënshkrues i Konventës ka bërë një zgjedhje se do t’i konsiderohet si i detyruar, ajo është rrjedha logjike, megjithatë si zhvillohen punët në çdo rast konkret duhet këshilli i ministrave t’i sigurojë, e jo Gjykata”, theksoi kryetari i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Spano në konferencën për media në Shkup.

Konferenca për media e ministrit të Drejtësisë, Mariçiq, kryetarit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Spano dhe drejtorit të programit për Ballkanin Perëndimor në Qendrën AIRE, Biljana Brajtvejt parapriu para fillimit të konferencës rajonale në temë “Kthim efikas i pronës në përputhje me standardet evropiane”.

Previous Post

Analizë/ A po shkon LSDM në “FERR” ! Rrugë të pakthyer

Next Post

Akuzat e Shilegovit e kanë detyruar Zaevin të japë dorëheqje, Shekerinska e gatshme për kryeministre!

usrargument

usrargument

Next Post
Akuzat e Shilegovit e kanë detyruar Zaevin të japë dorëheqje, Shekerinska e gatshme për kryeministre!

Akuzat e Shilegovit e kanë detyruar Zaevin të japë dorëheqje, Shekerinska e gatshme për kryeministre!

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.