By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spitali i Onkologjisë dhe radioterapisë, rrëmujë e madhe, mungojnë onkologë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Spitali i Onkologjisë dhe radioterapisë, rrëmujë e madhe, mungojnë onkologë
Maqedoni

Spitali i Onkologjisë dhe radioterapisë, rrëmujë e madhe, mungojnë onkologë

admin
Last updated: 02/02/2024 18:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt – Përderisa vazhdon hetimi për skandalin me terapinë për të sëmurët me kancer në Spitalin e Onkologjisë dhe Radioterapisë në Shkup, vazhdon rrëmuja me pacientët që duhet të presin me orë të tëra për të marrë terapinë e nevojshme. Këtë rrëmujë e shkakton mosfunksionimi adekuat i Qendrave të disperzuara të Onkologjisë, ku pacientët nga qytetet e tjera të vendit janë të detyruar të vinë në kryeqytet për ta pranuar terapinë. Drejtoresha e klinikës, Violeta Klisarova, thekson se rrëmuja dhe pritjet e gjata në klinikë janë pjesërisht si pasojë e mungesës së personelit mjekësor. Aktualisht në mënyrë aktive punojnë 30 onkologë, ndërsa janë të nevojshëm po edhe aq të tjerë për të vijuar puna në dinamikë normale.

“Ajo që duhet të presin nuk ka zgjidhje, nëse në mënyrë urgjente të gjitha qendrat onkologjike që janë të afta si me kuadro specialist, radioterapistë dhe onkologë, një pjesë e tyre edhe me aparaturë për radioterapi, ndërsa kanë edhe një pjesë të terapive përfshirë edhe terapinë biologjike nuk fillojnë të punojnë me kapacitet të plotë. Në të kundërtën, ne çdo ditë duke u ballafaquar me numër më të madh të pacientëve, në periudhën e ardhshme pacientët për të marrë shërbimin mjekësor do të presin edhe më shumë.”, – theksoi drejtoresha në Klinikën Universitare për Onkologji dhe Radioterapi, Violeta Klisarova.

Familjarët e pacientëve që vijnë nga qytete të tjera theksojnë se kjo situatë u shkakton shumë vështirësi dhe kërkojnë që të fillojnë të funksionojnë qendrat e disperzuara në qytetet të tjera.

“Definitivisht ndjehet se nuk ka personel, problematike janë pritjet e gjata tek mjeku, ku ka nga 50 pacientë në ditë. Për hemoterapinë nuk dua as të diskutoj, ka shumë pacientë,por këtë çështje duhet ta zgjidhin ata që janë përgjegjës për klinikën dhe të gjendet një zgjidhje. Këtë që e ndjejnë pacientët është johumane.”, – theksoi një familjar i një pacienti.

“Nëna ime është në gjendje shumë të keqe, ishte tmerrësisht e rëndë, sepse duhej autoambulancë, por nuk ta ofron askush. Ishte e vështirë të vihet deri këtu. Do të ishte më mirë që të ketë qendra rajonale që të jetë më lehtë edhe për pacientët, ashtu edhe për personelin mjekësor.”, – u shpreh një familjarë i një pacienti tjetër.

Aktualisht për rastin me keqpërdorimet e terapisë në Spitalin e Onkologjisë dhe Radioterapisë në Shkup, Prokuroria Themelore ka hapur hetim, ndërsa janë të dyshuar pesë persona në mesin e të cilëve ish-drejtori, Nino Vasev, ish-drejtori teknik, Nehat Nuhi dhe tre onkologë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Mu duk vetja si në avion, sikur po fluturoja”/ Anila Hoxha: Hajduti i Range Rover, nga endacak në banor i burgut të Shënkollit
Next Article Mehmedoviq: Gripi do të arrijë kulmin në fund të muajit shkurt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?