• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Kosovë

Tahiri: Rama po i kontribuon krijimit të Serbisë së Madhe dhe destabilitet në Ballkan

usrargument by usrargument
04/11/2021
in Kosovë
0
Tahiri: Rama po i kontribuon krijimit të Serbisë së Madhe dhe destabilitet në Ballkan
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se po kontribuon për krijimin e Serbisë së Madhe me iniciativën e Ballkanit të Hapur.

Tahiri, që ka qenë edhe zëvendëskryeministre e Kosovës, ka kritikuar edhe BE-në që nuk po përshpejton integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa zgjidhjen e sheh te SHBA, pasi Kosova dhe Shqipëria nuk mund t’ i përballojnë të vetme presionet.

Sipas saj duhen konsulta strategjike gjithë shqiptare që të mos lejohen gabimet që po bën Shqipëria zyrtare në këto kohë.

Për Tahirin Ballkani i hapur është për hegjemoninë serbe në Ballkan me ndihmën e Rusisë, e cila sipas saj po mbështet Serbinë edhe për destabilizimin e Bosnjës, ku tensionet janë në pikën e vlimit me rrezik të shpërthimit të konflikteve.

“Prej dy vjetësh kjo iniciativë po ecën në mënyrë të reduktuar dhe me shumë kundërshti. Dhe sot nuk ka pasur gjëra të reja përveç vlerave të Ballkanit përmes nismave të reja rajonale që janë nën ombrellën e BE-së. Ballkanin e hapur e shoh si një përpjekje për të krijuar një neo-Jugosllavi, por po shoh që Ballkani i Hapur duhet të ndërrojë emrin dhe të jetë Ballkani i Hapur për hegjemoni serbe në Ballkan me ndihmën e Rusisë. Ky takim i treshes për t’ i krijuar idenë që janë bashkëpunues  dhe brengosen për rajonin. Serbia nga ana tjetër e mbështetur nga Rusia po destabilizon Bosnjën, tensionet janë në pikën e vlimit me rrezik të shpërthimit të konflikteve”, ka thënë Tahiri për A2CNN.

Tahiri thotë se nisma e Ballkanit të Hapur do të dështojë dhe paralajmëroi se Rama dhe Vuçiq do të mbajnë përgjegjësi për të këqijat që e presin Ballkanin.

“Pak më herët vendosi ushtrinë pranë kufi me Kosovën dhe habitem që Rama shkon në Beograd pa i thënë Serbisë largo ushtrinë nga kufiri me Kosovën. Ballkani Hapur jo vetëm do të dështojë, por po i shërben Serbisë për të krijuar për Serbinë e Madhe dhe do të jenë përgjegjësi për të këqijat që e presin Ballkanin. Është rikthyer retorika e Milosheviqit që të gjithë serbët të jenë nën një shtet dhe të mbrohen dhe këto skenarë po lejohen”.

Shpresën për të ndaluar Serbinë dhe Rusinë në Ballkan, Tahiri e shikon te SHBA, pasi BE thekson ajo nuk ka strategji të shpejtë për integrimin e vendeve të Ballkanit.

“BE po lë vakum në Ballkan duke mos patur strategji të zgjerimit për të përshpejtuar integrimin e 6 vendeve të Ballkanit. Me ardhjen e Biden ka shpresë për rikthim të SHBA në Ballkan dhe që do të kenë fuqi për ta ndalur turin e Serbisë e Rusisë në Ballkan. Shqipëria dhe Kosova nuk mund t’i përballojnë këto presione”.

Duke e konsideruar, Ramën fatkeqësi të shqiptarëve, Tahiri thekson se duhet një konsultë gjithë shqiptare për të mos lejuar gabimet që po bën Shqipëria zyrtare në këto kohë, në lidhje me këtë nismë.

“Fatkeqësia jonë është vetë kryeministri i Shqipërisë, nuk është i ndërgjegjshëm që po kontribuon për krijimin e Serbisë së madhe. E provuan këta në 2018- 2019  për krijimin e Serbisë së Madhe nga Kosova me idenë e shkëmbimit të territoreve, tani Serbia doli në Bosnje dhe tani është alarm për ndërkombëtarët, por edhe ne shqiptarët duhet të kemi konsultë gjithë shqiptare për konsulta strategjike dhe mos lejojmë gabimet që po bën Shqipëria zyrtare në këto kohë”, ka thënë Tahiri. /A2CNN

Previous Post

Fati i keq i Osumane Dembeles te Barcelona: 13 dëmtime, 670 ditë jashtë fushe dhe 98 ndeshje mungesë

Next Post

Gati 70 të vdekur pas një sulmi në një fshat në Nigeri

usrargument

usrargument

Next Post
Gati 70 të vdekur pas një sulmi në një fshat në Nigeri

Gati 70 të vdekur pas një sulmi në një fshat në Nigeri

Stay Connected test

Recent News

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

15/05/2022
Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

15/05/2022
Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

15/05/2022

240 mijë vaksina skadojnë për dy javë

15/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort