• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Takim i Xhaferit me ambasadorin e ri spanjoll Hose Luis Losano Garsia

usrargument by usrargument
02/11/2021
in Maqedoni
0
Takim i Xhaferit me ambasadorin e ri spanjoll Hose Luis Losano Garsia
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 2 nëntor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Hose Luis Losano Garsia.

https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk

Xhaferi në takim, siç njofton zyra për informim e Kuvendit, e përshëndeti bashkëpunimin e deritanishëm me Ambasadën e Mbretërisë së Spanjës në Shkup dhe i uroi punë të suksesshme ambasadorit Garsia gjatë mandatit të tij.

Ai i konstatoi marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy vendeve dhe shprehu shpresë se dinamika e preferuar e takimeve në nivelin parlamentar do të fitojë në intensitet në të ardhme. Në këtë kontekst, e informoi ambasadorin për ftesën e drejtuar për kolegen e tij, Kryetaren Lamanja për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si pikënisje në avancimin e diplomacisë bilaterale parlamentare.

Xhaferi në takimin me ambasadorin spanjoll e ka përsëritur falënderimin për ratifikimin e shpejtë të Protokollit për anëtarësimin tonë në NATO në kushte pandemie, akt me të cilin u rrumbullakua procesi i aderimit dhe vendi u bë anëtari i 30-të i Aleancës. Për integrimet evropiane, ai e informoi bashkëbiseduesin për kushtet e përmbushura nga ana jonë, të konfirmuara edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian dhe shprehu shpresë se pengesa aktuale në atë rrugë do të mënjanohet dhe se vendi më në fund do të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Garsia, po ashtu i konfirmoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe shprehu bindjen se do të punojë me përkushtim për mënjanimin e deficitit të takimeve bilaterale në të gjitha nivelet parlamentare. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen që Republika e Maqedonisë së Veriut ia jep Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës në kontekst të ruajtjes së integritetit dhe sovranitetit të saj territorial, duke i respektuar Kushtetutën dhe ligjet, si parime themelore të shtetit juridik. Në raport me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, ambasadori e shprehu mbështetjen e qartë dhe të padyshimtë të Mbretërisë së Spanjës dhe përkushtimin e autoriteteve spanjolle muajve të fundit për fillimin sa më të shpejtë të negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi i deritanishëm i mirë me Ambasadën spanjolle do të vazhdojë në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit ndër-institucional, në fushat me interes të ndërsjellë.

Previous Post

Arrestohet një person nga Tetova për vuajtje të dënimit me burg

Next Post

Analiza e DW: Zoran Zaev, njeriu që kërkoi gjithçka dhe nuk mori asgjë

usrargument

usrargument

Next Post

Analiza e DW: Zoran Zaev, njeriu që kërkoi gjithçka dhe nuk mori asgjë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.