Shkup, 2 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski sot në margjinat e Samitit të liderëve botërorë në Konferencën për ndryshime klimatike të Kombeve të Bashkuara (COP26), që po mbahet në Glazgov, realizoi takime të shkurta me presidentin amerikan Xho Bajdenin, presidenten sllovake Zuzana Çaputovën, kancelaren gjermane Angela Merkein, kryeministrin e Indisë Narendra Modin, kryeministrin izraelit Naftali Benetin, ministren britanike për Evropë dhe Amerikë, Uendi Mortonin, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenbergun dhe me ish-kryeministren britanike Tereza Mejin.
Siç bëri të ditur Kabineti i presidentit Pendarovski, shefi i shtetit sot mori pjesë edhe në ngjarjen me të cilën u shënua fillimi i përpjekjes globale për metan, si nismë e presidentit të SHBA-së, Xho Badenit dhe kryetares së Komisionit Evropian Ursula Fond der Lajenit, si dhe ngjarjes e lidershipit “Aksion dhe Solidaritet – Dekada Kritike”, në organizim të kryeministrit të Mbretërisë, Boris Xhonsonit.