• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Sport

“Tani do të shikoj më shumë ndeshjet e Aston Villas!”, – Klopp reagon pas rikthimit të Gerrardit në Ligën Premier

usrargument by usrargument
19/11/2021
in Sport
0
“Tani do të shikoj më shumë ndeshjet e Aston Villas!”, – Klopp reagon pas rikthimit të Gerrardit në Ligën Premier
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jurgen Klopp ka reaguar ndaj rikthimit të legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard në Ligën Premier, duke deklaruar se ai tani do t’i shikojë nga pak ndeshjet e Aston Villas.

Gerrard zgjodhi të largohej nga Rangers pas tre vitesh e gjysmë në krye të klubit skocez për të marrë detyrën e trajnerit te Aston Villa javën e kaluar.

41-vjeçari, i cili udhëhoqi Rangers drejt titullit të tyre të parë të ligës pas dhjetë vitesh, ka një punë të vështirë në duart e tij në Villa Park pasi ata janë në vendin e 16-të pas 11 ndeshjeve, por Klopp beson se ai është ‘i përshtatshëm’ për rolin.

Klopp u emërua menaxher i Liverpoolit pak para largimit të Gerrardit si lojtar në 2015, por ish-mesfushori punoi ngushtë me gjermanin kur ai filloi të punonte si trajner i moshave në akademinë e klubit.

Dyshja vazhdojnë të mbajnë kontakte edhe sot e kësaj dite, dhe Klopp do ta shijoj ribashkimin e tyre në vijën e trajnerëve kur Reds presin Villa më 11 dhjetor.

“Me të vërtetë jam i lumtur për të, të jem i sinqertë. E di që e pëlqente punën në Rangers, por tani është kështu. Kur ke mundësinë të punosh në Ligën Premier, atëherë me siguri çdo trajner në botë do ta konsiderojë atë”, ka thënë fillimisht Klopp për faqen zyrtare të Reds.

“Me një klub të përmasave të Aston Villas, mund ta imagjinoj se ai me të vërtetë është emocionuar për të. Është një mundësi e madhe për të, është e mrekullueshme për klubin”.

“Për disa javë do të përballemi me njëri-tjetrin. Padyshim që i dërgova mesazh dhe patëm disa mesazhe përpara se të ndodhte dhe pasi që ndodhi. Është mirë, mezi po e pres me padurim”.

“Që tani e tutje unë do t’i shikoj ndeshjet e Aston Villas më shumë, por përveç kësaj kur takohemi ato padyshim se tani janë ndryshe. Por është mirë. Për të është e njëjta gjë, duhet të jetë e njëjta gjë. Për këto 95 minuta të gjitha ndjenjat duhen lënë mënjanë, kështu është. Por, gjithsesi, është një lajm i madh”, përfundoi trajneri i Reds.

Previous Post

Bebe Rexha shfaq pa hezitim linjat e kolme të trupit në fustanin prej lëkure në New York

Next Post

Asociacioni për e-tregti do të ndërtojë platformë rajonale të qasshme për vendet e CEFTA-s

usrargument

usrargument

Next Post
Asociacioni për e-tregti do të ndërtojë platformë rajonale të qasshme për vendet e CEFTA-s

Asociacioni për e-tregti do të ndërtojë platformë rajonale të qasshme për vendet e CEFTA-s

Stay Connected test

Recent News

Nga nesër fillojnë reduktimet e rrymës në gjithë Kosovën

14/08/2022

10 vendet më të pasura në botë

14/08/2022
Kosovari që paralajmëroi vrasjen e Dick Marty-t

Kosovari që paralajmëroi vrasjen e Dick Marty-t

14/08/2022
Ushqimet që nuk duhet t’i hash kurrë esëll ose me stomakun bosh

Ushqimet që nuk duhet t’i hash kurrë esëll ose me stomakun bosh

14/08/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.