• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Të paktën 46 të vdekur dhe gjashtë të lënduar në aksidentin e autobusit të Maqedonisë në Bullgari

usrargument by usrargument
23/11/2021
in Maqedoni, TOP LAJM
0
Të paktën 46 të vdekur dhe gjashtë të lënduar në aksidentin e autobusit të Maqedonisë në Bullgari
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sofje, 23 nëntor – Të paktën 46 persona humbën jetën në aksidentin e rëndë në të cilin u dogj autobusi i Maqedonisë në autostradën “Struma”, lajmëroi BGNES.

https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk

Në autobus kanë udhëtuar 52 persona. Mes të vdekurve janë edhe 12 fëmijë të mitur, mes të cilëve edhe dy binjakë. Në aksidentin ka humbur jetën edhe shoferi. Kanë mbijetuar gjashtë persona të cilët janë dërguar në spitalin “Pirogov” në Sofje.

“Në Pirogov”, janë dërguar gjashtë persona, të gjithë me djegie në fytyrë dhe në rrugët e frymëmarrjes. Dy janë me djegie të mëdha, të tjerët kanë plagë. Njerëzit janë në traumë të rëndë, i humbën familjarët, fëmijët. Ata kanë kërcyer nga dritaret e autobusit,  prej ku edhe janë lënduar”, deklaroi profesoresha Maja Argirova, udhëheqëse e Klinikës për djegie në “Pirogov”.

Autobusi mbrëmë pas orës 21:00  ka hyrë përmes vendkalimit kufitar Kapitan Andreevo. Rreth orës 03:00 ka ndodhur fatkeqësia në autostradën Sofje-Bllagoevgrad.

Autobusi është me targa të Maqedonisë, konfirmoi kryeshefi i Shërbimit të zjarrfikësve Nikollaj Nikollov.

“Në 31 kilometra nga autostrada ndodhi aksidenti me autobusin në të cilin ishin 52 persona, ku  shpërtheu zjarri. Humbën jetën 46 persona. Veprimet hetuese-operative ende po zgjasin, por zjarri ka ndodhur për shkak të aksidentit. Të tjerët janë dërguar në spital, dhe gjendja e tyre nuk është serioze”, deklaroi Nikollov.

Pjesa e autostradës  në të cilën ndodhi aksidenti ka shumë probleme, gjatë gjithë verës atje  riparoheshin vrimat, deklaroi për BTV ekspertja për rrugë  Dijana Rusinova.

Presidenti Rumen Radev dhe kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë Stefan Janev kanë biseduar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. E kanë njoftuar për të gjitha informatat që i kishin për aksidentin e rëndë.

Zaev shprehu ngushëllime për të pësuarit dhe paralajmëroi se është nisur për në Bullgari për t’i vizituar të mbijetuarit.

Për shkak të aksidentit të rëndë më kilometrin e 31-të të autostradës “Struma” në drejtim nga Sofja drejt Bllagoevgradit, autostrada do të mbetet e mbyllur  gjatë gjithë ditës, të paktën në drejtim të Bllagoevgradit.

Një aksident në atë pjesë të Bullgarisë ndodhi në vitin 1996, ku humbën jetën 16 njerëz, por atëherë nuk kishte autostradë, transmeton BGNES. 

Previous Post

Kina do të ketë mbi 300 milionë automobila të regjistruar deri në fund të vitit

Next Post

Një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare dhe gjashtë persona të rritur janë hospitalizuar në Sofje

usrargument

usrargument

Next Post
Një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare dhe gjashtë persona të rritur janë hospitalizuar në Sofje

Një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare dhe gjashtë persona të rritur janë hospitalizuar në Sofje

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.