Shkup, 3 nëntor – Pasi disa ditë shënohej tendencë e rënies, dje ishte shënuar përsëri rritje e të sëmurëve nga Kovid-19. Ishin regjistruar 593 raste të reja, nga gjithsej 3.391 teste të bëra, me çka përsëri më shumë të sëmurë ka në Shkup. Javën e kaluar rritje më të madhe të të saposëmurëve ka pasur te popullata prej 29 deri 29 vjet.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se pas Shkupit, më shumë të saposëmurë ka në Kumanovë dhe Prilep – nga 39, Manastir – 38,Veles – 27, Kavadar – 25, Koçan – 22, Kriva Pallankë – 21, Tetovaë- 20, Shtip – 15, Kërçovë – 10, Negotinë dhe Probishtip – 8. Janë regjistruar 415 pacientë të shëruar, ndërsa dhjetë persona ndërruan jetë.
Sipas raporteve të spitaleve të cilat arritën në ISHP, për momentin janë të hospitalizuar 476 persona, ndërsa prej tyre 248 janë në mbështetje oksigjeni dhe 8 në ventilim mekanik invaziv-joinvaziv.
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.390.369 teste për Kovid-19.
Me këtë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vend, prej fillimit të epidemisë është 203.298, numri i pacientëve të shëruar është 189.264, i të vdekurve 7.159. Ka gjithsej 6.875 raste aktive.
Најголемо зголемување на новозаболени од ковид-19 за периодот од 25 до 31 октомври има во возрасната група од 20-29 години, а тоа е 11,4 отсто повеќе во однос на претходната недела, покажува статистичкиот извештај на Институтот за јавно здравје.
Rritje më të madhe të të saposëmurëve nga Kovid-19 për periudhën prej 25 deri 31 tetor ka në grupin e moshës prej 20-29 vjet, ndërsa kjo është 11,4 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar, tregon raporti statistikor i Institutit të Shëndetit Publik.
Në periudhën e theksuar janë testuar 20.976 materiale, me ulje prej 2,3 për qind në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 2.804 raste të reja pozitive nga 32 qytete në shtet me rritje prej 3,7 për qind në krahasim me javën e kaluar. Përqindja e pozitivitetit lëviz prej 9,9 deri 16,0 për qind, mesatarisht 13,2 për qind.
Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, ndërsa incidencë më e lartë javore është regjistruar në Kavadar dhe Kriva Pallankë.
Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupet e moshave madhore. Më i përfaqësuar është grupi i moshës i personave të moshës mbi 60 vjet, ndërsa numër më i vogël është regjistruar te grupi i moshës prej 0-9.
Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 1.519 (54,2 për qind) persona nga gjinia femërore dhe 1.285 (45,8 për qind) nga gjinia mashkullore.
Janë regjistruar 71 raste të vdekjes në 20 qytete gjatë javës së kaluar, pjesa më e madhe e tyre janë nga Shkupi – 18.
Më së shumti nga të vdekurit i takojnë grupmoshës mbi 60 vjet, ndërsa janë regjistruar edhe persona të vdekur edhe te grupmosha prej 50 deri 59 vjet – 5, prej 40 deri 49 – 5, prej 30 deri 39 -2 dhe prej 10 deri 19 vjet – një person.
Statusin e të shëruarve e kanë marrë 2.205 persona të cilët ishin hospitalizuar ose në mjekim shtëpiak.
Deri më 31 tetor, janë vaksinuar gjithsej 812.422 persona me të paktën një dozë të vaksinës kundër Kovid-19 në shtet dhe jashtë vendit. Komplet janë vaksinuar, me dy doza, janë gjithsej 778.599 persona, ndërsa me dozën e tretë janë vaksinuar 30.851 persona.