• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Sport

Topi i Artë për Messin, kundërshton Papin: Ka pesë muaj që nuk luan!

usrargument by usrargument
30/11/2021
in Sport
0
Topi i Artë për Messin, kundërshton Papin: Ka pesë muaj që nuk luan!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lionel Messi është fituesi i “Topit të Artë” 2021, i shtati për të në karrierën e tij. Ceremonia në Paris zyrtarizoi dorëzimin e çmimit.

https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk

Një vendim që e bëri të lumtur argjentinasit dhe shumë admirues e bashkëlojtar, në mesin e tyre edhe Sergio Ramos, nga ky vit partner në PSG, por prej vitesh kundërshtar te Real Madridi.

“Ai ka qenë gjithmonë një nga më të mirët në botë, nëse jo më i miri. I uroj atij më të mirën”,- është shprehur mbrojtësi spanjoll.

Megjithatë, ka edhe nga ata që kanë qenë kundërt zgjedhjes për të nominuar edhe një herë Messin si futbollistin më të mirë të vitit.

Ky është rasti i Jean-Pierre Papin, ish-sulmues i Marseilles, Bayern Munichut, Milanit dhe ndër të tjera dhe fitues i “Topit të Artë” në vitin 1991: “Ai nuk ka luajtur për pesë muaj. Pashë që po flitej për të dhe sinqerisht nuk e kuptoj pse. Që kur fitoi Kupën e Amerikës çfarë ka bërë Messi në Paris? Ai shënoi një gol në ligë, tre në Ligën e Kampionëve”.

“Nuk kam asgjë kundër tij, ai është një nga lojtarët më të mirë në histori, por këtë vit, jo nëse e meriton. Zgjedhja e Messit në 2021 do të nënkuptonte zhvlerësim të ‘Topit të Artë’ sepse do të thoshte që ne nuk u japim më mundësi lojtarëve të tjerë cilësorë për ta fituar trofeun. Dhe ju e dini se sa e vështirë është të jesh më i miri për një sezon të tërë. Kjo nuk është normale”, përfundoi ish fituesi i trofeut prestigjoz.

Previous Post

Edi Rama prin si lideri i parë në Evropë për reagimet dhe numrin e ndjekësve në Facebook, në top 10 edhe Albin Kurti

Next Post

Një tërmet me magnitudë 5.1 godet Izmirin e Turqisë

usrargument

usrargument

Next Post
Një tërmet me magnitudë 5.1 godet Izmirin e Turqisë

Një tërmet me magnitudë 5.1 godet Izmirin e Turqisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.