Shkup, 4 nëntor – Si mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme duhet t’u qasen temave kontroverse gjatë orës së mësimit duhet të shpjegojnë tema kontroverse dhe si nxënësit të lirohen nga frika dhe turpi që të shtrojnë pyetje kontroverse është qëllimi i projektit i cili me mbështetjen e Këshillit të Evropës – Departamenti për Arsim i zbatuar nga Instituti për të Drejtat e Njeriut (IDNJ) në bashkëpunim me Shoqatën e Liderëve për Edukim, Aktivizëm dhe Zhvillim (LEAZH).
Projekti ka përfshirë kurs digjital, trajnime shkollore dhe manual për zhvillim profesional të mësimdhënësve për ligjërimin e temave kontroverse në klasë.
Sipas organizatorëve të projektit, ligjërimi dhe diskutimi i temave kontroverse ende është një sfidë për mësimdhënësit e shkollave në vendin tonë dhe madje 86 për qind e nxënësve asnjëherë nuk kanë mundësi të bisedojnë për çështje aktuale shoqërore në kuadër të arsimit.
Sipas Margarita Caca Nikollovska, kryetare e IDNJ-së, kjo është një risi në qasjen të cilën e promovon sektori joqeveritar, për shkak të shumë çështjeve kontroverse popullata më e re, siç tha, nuk merr përgjigje përkatëse apo cilësore apo aspak nuk merr përgjigje
Ivan Jovanov, drejtor i Shoqatës së Liderëve për Edukim, Aktivizëm dhe Zhvillim, tha se kontroverse janë temat që shkaktojnë ndjenja dhe emocione të forta tek ata që flasim për to, si për shembull, legalizimi i drogave, çështjet religjioze, edukimi seksual dhe gjithçka tjetër që ekziston në shoqëri, por është tabu. Ato tema, sipas tij, veçanërisht vijnë në shprehje në shoqëri të ndara siç është e jona.
A do të inkorporohet kjo qasje në karrikulat mësimore gjegjësisht në arsimin formal, ai u përgjigj se trajnimet duhet të vazhdojnë, por se organizatat joqeveritare nuk kanë fuqi ta bëjnë ndryshimin institucional por mundet vetëm ta theksojnë.
Vaska Pandova, mësimdhënëse në SHF “Vanço Kitanov” në Pehçevë, ka marrë pjesë në trajnimin për mësimdhënës ku ka aplikuar dhe është e kënaqur sepse trajnimi ka ofruar metoda dhe teknika të reja për punën e nxënësve në tema të caktuara.
Përveç kursit, në kuadër të projektit është publikuar edhe manuali për mësimdhënësit “Ligjërata për çështje kontroverse” që ka mjete dhe teknika konkrete si t’i ligjërojnë këto tema. Fillimisht është botuar nga Këshilli i Evropës dhe është përkthyer në më shumë se 15 gjuhë në Evropë edhe te ne është përkthyer dhe i disponueshëm onlajn në gjuhën maqedonase dhe shqipe.