Shkup, 23 dhjetor – Në zyrat e Qendrës për menaxhim me kriza sot përfaqësuesi kryesor i Agjencisë për bashkëpunim ndërkombëtar të Japonisë (JICA), nga Zyra ballkanike nga Beogradi, Xhiro Takeiçi ia dorëzoi çmimin dhe mirënjohjen “Laureat i vitit” dr. Stevko Stefanoskit, udhëheqës i Sektorit për analitikë, vlerësime dhe planifikim strategjik në QMK, në prani të drejtorit Stojançe Angelov dhe zëvendësdrejtorit Ekrem Zendelit, informojnë nga QMK.
“Kjo mirënjohje dhe çmim i madh nga Agjencia për bashkëpunim ndërkombëtar të Japonisë (JICA – “Xhajka”) vjen gjatë mandatit tim si drejtor i Qendrës së Menaxhimit të Krizave, por rezultatet janë arritur përgjithmonë gjatë një dekade, gjë që vërteton se QMK me të vërtetë ka kapacitetin që rezulton me suksese të tilla dhe prandaj është partner i besueshëm dhe i dëshmuar për çdo bashkëpunim të mëtutjeshëm, si me “Xhajkën”, ashtu edhe me faktorët tjerë relevant ndërkombëtar”, deklaroi Angelov.
Në kumtesë theksohet se gjatë takimit me Takeiçin, është theksuar rëndësia nga bashkëpunimi afatgjatë midis QMK-së dhe “Xhajkas”, që ka filluar para më shumë se dhjetë viteve.