• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Universitetet kanë një rol jetik në modernizimin e Kinës

argadmin by argadmin
21/04/2021
in Bota, Kina
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Universitetet kryesore kineze do të luajnë një rol më të madh në zhvillimin e vendit në pesë vjetët e ardhshëm dhe më tej, ndërsa ekonomia e dytë më e madhe në botë ka si qëllim të bëhet një qendër inovacioni.

“Tsinghua”, një ndër universitetet më prestigjioze në Kinë, ka pa dyshim një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

Gjatë një turneu inspektimi në këtë universitet të hënën, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për krijimin e universiteteve të klasit botëror me karakteristika kineze, për t’i shërbyer rilindjes kombëtare.

Vizita u bë disa ditë përpara 110-vjetorit të krijimit të universitetit “Tsinghua”. Xi Jinping, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, përgëzoi stafin akademik, studentët dhe të diplomuarit e universitetit në emër të Komitetit Qendror të PKK-së.

Kina ka nevojë “më shumë se kurrë” për njohuri shkencore

Xi vizitoi Akademinë e Arteve dhe Dizajnit, një laborator të imazherisë dhe inteligjencës, një ekspozitë mbi arritjet kryesore të universitetit në fushën e mësimdhënies e të kërkimit shkencor dhe një kënd sportiv.

Ai gjithashtu mësoi për reformën e universitetit “Tsinghua”, zhvillimin e burimeve njerëzore, inovacionin në arsim e kërkimin shkencor, si dhe rolin e universitetit në shërbim të zhvillimit kombëtar, përpara se të takonte përfaqësuesit e pedagogëve e të studentëve në një simpozium, ku mbajti edhe një fjalim të rëndësishëm.

Ky vit shënon 100-vjetorin e themelimit të PKK-së, vuri në dukje Xi, duke shtuar se 2021-shi është gjithashtu fillimi i rrugëtimit të ri të Kinës drejt modernizimit socialist. Zhvillimi i Kinës dhe i partisë së saj në pushtet “ka nevojë më shumë se kurrë për arsimin e lartë, njohuritë shkencore dhe talente të shkëlqyera”, theksoi ai.

Ai i inkurajoi të rinjtë kinezë të mbajnë përgjegjësitë e tyre historike dhe të përpiqen për përtëritjen kombëtare.

Sipas Planit të 14-të Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Shoqëror Kombëtar (2021-2025) dhe Objektivave Afatgjata deri në Vitin 2035, Kina do të ndjekë zhvillimin e udhëhequr nga risitë dhe do të përpiqet të bëjë përparime të mëdha në drejtim të teknologjive kyçe.

Tags: Kina
Previous Post

Dita e Gjuhës Kineze e OKB-së

Next Post

Forumi Boao për Azinë, udhëheqësit botërorë thirrje për multilateralizëm

argadmin

argadmin

Next Post

Forumi Boao për Azinë, udhëheqësit botërorë thirrje për multilateralizëm

Stay Connected test

Recent News

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

25/05/2022
Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

25/05/2022
Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

25/05/2022

KSI përgatitet për lijën e majmunëve, kërkon blerjen e testeve dhe trajtimeve

25/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort