Reims ka konfirmuar dënimin që mori mesfushori i Reims, Valon Berisha.
Kosovari ishte titullar në ndeshjen e fundit kundër Angers, por u ndëshkua me karton të kuq pas një sjellje të pahijshme në minutën e 35-të, transmeton lajmi.net.
Tashmë komisioni disiplinor ka marrë vendimin duke e suspenduar për ndeshjen e radhës dhe këtë e konfirmoi skuadra franceze përmes një komunikate.
“I ndëshkuar gjatë ndeshjes së fundit të dielën pasi u paralajmërua dy herë nga Hamel, Valon Berisha suspendohet për një ndeshje. Ai do mungojë kundër ASSE të shtunën”, shkroi klubi në “Twitter”.
Berisha në këtë edicion ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje në Ligue 1 dhe ka asistuar vetëm një herë.