• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Vanhaute: Zaevi shpejtoi me dorëheqjen, zgjedhjet lokale nuk duhet ndikuar në pushtetin qendror

usrargument by usrargument
03/11/2021
in Maqedoni
0
Vanhaute: Zaevi shpejtoi me dorëheqjen, zgjedhjet lokale nuk duhet ndikuar në pushtetin qendror
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 3 nëntor – Piter Vanhaute, ekspert belg i cili ishte ndërmjetës në BE në arritjen e Marrëveshjes së Përzhinës vlerëson se kryeministri Zoran Zaev ka shpejtuar me dhënien e dorëheqjes nga funksioni pas mossuksesit në zgjedhjet lokale pasi paraprakisht nuk është konsultuar për atë me partnerët e koalicionit. Vlerëson edhe se rezultati i zgjedhjeve në një nivel nuk duhet të ketë ndikim në nivelin tjetër pasi pushteti lokal dhe qendror janë dy nivele të ndara qartë për udhëheqje.

“Edhe pse e kuptoj mirë, më duket e çuditshme se pse kryeministri do të vendoste të jepte dorëheqje për shkak të rezultatit dëshpërues në zgjedhjet lokale. Në parim, këto janë dy nivele të ndara qartë për udhëheqje. Rezultatet e zgjedhjeve në një nivel nuk duhet të kenë ndikim në nivelin tjetër. Është e rëndësishme të dy nivelet të ndahen, pasi kohezionit të përgjithshëm të sistemit politik në vend i duhet stabilitet dhe qytetarët duhet ta kuptojnë se politika e një niveli nuk duhet të ketë ndikim momental në një nivel tjetër. Paramendoni kryetarët e komunave të japin dorëheqje nëse janë të dëshpëruar nga rezultati i zgjedhjeve. Shtesë, e kam përshtypjen se vendimi i zotit Zaev është sjellë dhe është publikuar publikisht para se të arrihet marrëveshje në koalicionin e tij për këtë. Si për shembull, asnjëherë nuk duhet të vendosni për të dhënë dorëheqje nëse partnerët tuaj të koalicionit nuk pajtohen me këtë si edhe me hapat vijues, gjegjësisht se kush do t’ju zëvendësojë si kryeministër”, thekson Vanhaute në statusin e profilit të tij në Fejsbuk.

Sipas tij, në ndërkohë nuk janë të nevojshme zgjedhje të parakohshme por vendi të vazhdojë më tej me fokusimin në prioritetet nacionale si zhvillimi ekonomik, përmirësimi i sistemit shëndetësor, arsimor dhe mbështetjes për zhvillimin e sistemit bujqësor me perspektivë dhe gjithsesi në tejkalimin e kontestit me Bullgarinë.

“Dhe po, e di se ka nevojë për ndërmjetësim lidhur me kontestin me Bullgarinë, por ndaj kësaj duhet të qaset në mënyrë kreative dhe jo të ndiqen mënyrat klasike të ndërmjetësimit, pasi kjo nuk do të japë kurrfarë rezultatesh. Kreative këtu do të thotë ndryshme, me fokus në nevojat reale të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe duke i marrë parasysh interesat e përbashkëta të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si edhe mësimin të kuptoht e kaluara dhe se si të lihet pas vetes. Është koha të shikojmë përpara dhe të punojmë drejt së ardhmes më të mirë për të gjithë qytetarët”, thotë Vanhaute.

Ai konstaton se problemet që i shikon sërish në shtet nuk janë vetëm përgjegjësi e njërës parti politike apo tjetrës, por është problem i sistemit i cili është jofunksional, pasi, thotë bazohet në klientelizmin (nëse votoni për mua, nëse më mbështesni mua dhe partinë time, si kthim do të bëj diçka për ju), ndërsa ky sistem është jokompatibil me demokraci funksionale, pasi nuk i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

“Kështu që të gjitha palët duhet ta lënë si prioritet i lartë ndryshimin e sistemit të klientelizmit. Të ndërtojmë demokraci korrekte, ku të gjithë qytetarët kanë të drejta të barabarta dhe qasje të barabartë në shërbimet, ndërsa politikanët do të jenë në shërbim të qytetarëve. Dhe të mos presim nesër ose zgjedhje të ardhshme, pasi as zgjedhjet nuk do ta ndryshojnë sistemin, por të fillojmë të punojmë në këtë tani”, porosit Vanhaute.

Previous Post

Dimitrov- Vetington: Vazhdon bashkëpunimi me IRI-n në fushat me rëndësi strategjike

Next Post

Shaqiri: Revizion të sistemit të autorizimeve diskrete gjatë punësimeve

usrargument

usrargument

Next Post
Shaqiri: Revizion të sistemit të autorizimeve diskrete gjatë punësimeve

Shaqiri: Revizion të sistemit të autorizimeve diskrete gjatë punësimeve

Stay Connected test

Recent News

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 55-të

28/06/2022
Pa ujë përdoruesit e Rrugës së Lubotenit

Pa ujë banorët e fshatit Batincë

28/06/2022
Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

28/06/2022
Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

28/06/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort