• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Varviciotis: Nëse kthehet retorika nacionaliste tek fqinjët, do ta ridefinojmë pozitën për eurointegrimin

usrargument by usrargument
03/11/2021
in Maqedoni
0
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 3 nëntor – Kthimi i retorikës nacionaliste nga fqinjët tanë në esencë do të na çojë në ripërcaktimin e pozicionit tonë kombëtar në mbështetje të procesit të zgjerimit të BE-së, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Militiadis Varviciotis, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gjatë seancës së përbashkët të Komisioneve për çështje evropiane dhe të jashtme në Parlamentin grek, në të cilën ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë Anzhe Logar foli për prioritetet e Presidencës sllovene të BE-së, Varviciotis në fjalimin e tij shprehu shqetësimin për zhvillimet në vendin tonë.zbatimi i duhur i Marrëveshjes së Prespës është një nga parakushtet në kuadrin negociator.

“Më duhet të pranoj këtë: ne jemi shumë të shqetësuar për ngjarjet në Maqedoninë e Veriut. Kthimi i një retorike nacionaliste nga fqinjët tanë do të na çojë në thelb të ripërcaktojmë pozicionin tonë kombëtar në mbështetje të procesit të zgjerimit. Sepse një nga parakushtet e forta të vendosura në kornizën e negociatave është zbatimi konsekuent dhe korrekt i të gjitha dispozitave të Marrëveshjes së Prespës. Dhe është e nevojshme që ky mesazh, sot, të dërgohet nga të gjithë ne për fqinjët tanë që janë në një stuhi politike”, tha Varviciotis.

Paralelisht, edhe njëherë e përsëriti mbështetjen greke për përpjekjet e presidencës sllovene për të zgjeruar Unionin me Ballkanin Perëndimor.

Ministrja e Jashtme sllovene Ange Logar, duke iu referuar takimit të parë ndërqeveritar të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha se “situata është e vështirë”, duke shpjeguar se 27 vende ranë dakord dhe një shtet anëtar me disa rezerva nuk kishte një qeveri funksionale për shkak të krizës qeveritare pra, Presidenca nuk ka asnjë bashkëbisedues në atë anë për të negociuar për këtë çështje.

“Nëse nuk mund të flasësh, nuk mund të gjesh zgjidhje. Kemi disa shenja pozitive nga Bullgaria për muajt në vijim. Por unë mendoj se do të jetë e pamundur për presidencën sllovene të bëjë përparim në këtë çështje, jo për shkak të mungesës së iniciativës apo ambicies sonë, por për shkak të ceteris paribus”, tha Logar.

Në seancën e sotme, qëndrimet partiake u prezantuan nga raportuesit e gjashtë partive që janë pjesë e Kuvendit, ndërsa raportuesi i SYRIZA-s, deputeti Janis Burnus, tha se presidenca sllovene në mënyrë të duhur ka kërkuar një angazhim kohor për integrimin e rajonit në BE, duke theksuar se “dorëheqja e Zaevit është rezultat I minimit të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor nga disa shtete anëtare” dhe kërkoi që sa më shpejtë të jetë e mundur të mbahet seanca e parë ndërqeveritare e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Previous Post

Mickoski: Urgjentisht kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Next Post

Pista në aeroportin e Shkupit do të rinovohet në pranverë

usrargument

usrargument

Next Post
Pista në aeroportin e Shkupit do të rinovohet në pranverë

Pista në aeroportin e Shkupit do të rinovohet në pranverë

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.