By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon zbrazja e shkollave, e ardhmja shqetësuese!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Vazhdon zbrazja e shkollave, e ardhmja shqetësuese!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Vazhdon zbrazja e shkollave, e ardhmja shqetësuese!

admin
Last updated: 06/02/2024 20:30
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – Dikur luftohej e kërkohej arsim shqip në shkollat me vendbanimet shqiptare, tani po bëhen kronika të shumta mbi atë se si po zbrazen shkollat shqiptare nga nxënësit. Fshatrat e banuara me shqiptarë janë vendbanimet kryesisht nga të cilat numri më i madh i të rinjve po braktisin vendin. Dhe, sigurisht kjo nuk kalon pa pasoja të cilat vërehen në çdo fushë, por më shqetësuese dhe e dhimbshme është fakti kur shikohen bankat shkollore që janë të zbrazura pothuajse tërërisht. Rasti më specifik ishte në një fshat në Komunën e Sarajit, që dikur shkolla numëronte 250 nxënës, dhe sot kjo shkollë ka vetëm një nxënëse, pra është vetëm një dhe e vetme. Ky nuk është rasti i fundit. . Nga 5 komuna duke filluar nga shtatori e deri në gjysmëvjetorin e dytë shkollor 558 nxënës janë larguar jashtë vendit. Vetëm në Tetovë, shkollat fillore dhe të mesme, gjysmëvjetorin e dytë e kanë filluar me 159 nxënës më pak. Ata kanë marrë fletëshpërngulje për t’u bashkuar me familjen e tyre në Gjermani dhe vende të tjera. Nga 12 shkolla fillore të Tetovës nga shtatori janë larguar 128 nxënës, ndërsa nga 5 shkolla të mesme janë larguar 31 nxënës, shkruan Zhurnal.

Shifra alarmante të zbrazjes së shkollave, në 5 komuna janë shpërngulur 558 nxënës –

Shkollat e vendit po zbrazen çdo ditë e më shumë. Nga 5 komuna duke filluar nga shtatori e deri në gjysmëvjetorin e dytë shkollor 558 nxënës janë larguar jashtë vendit. Vetëm në Tetovë, shkollat fillore dhe të mesme, gjysmëvjetorin e dytë e kanë filluar me 159 nxënës më pak. Ata kanë marrë fletëshpërngulje për t’u bashkuar me familjen e tyre në Gjermani dhe vende të tjera. Nga 12 shkolla fillore të Tetovës nga shtatori janë larguar 128 nxënës, ndërsa nga 5 shkolla të mesme janë larguar 31 nxënës.

Në Gostivar situata është edhe më alarmante. Nga fillimi i vitit shkollor e deri më tani nga 10 shkolla fillore janë larguar 130 nxënës, ndërsa nga katër shkolla të mesme 50 nxënës. Shpërngulja është bërë kryesisht në Gjermani e Zvicër.

Pasqyrë e ngjashme edhe në Kumanovë. Në periudhën e njëjtë janë larguar 131 nxënës të cilët si shkak të largimit kanë po ashtu bashkimin familjarë në vende të ndryshme të Evropës. Situata është e ngjashme edhe në komunat më të vogla. Nga 6 shkollat fillore të komunës së Zhelinës për një gjysmëvjetor janë larguar 51 nxënës. Ndërsa nga 9 shkolla fillore të Çairit janë larguar 37 nxënës.

Profesori Murat Aliu e sheh si shqetësues largimin masiv jashtë vendit. Sipas tij shkak nuk është vetëm aspekti ekonomik, por edhe cilësia e jetës.

“Çështja e emigrimit e qytetareve tanë nga Maqedonia e Veriut para së gjithash ka të bëje me pakënaqësinë e qytetareve tanë nga politika dhe nga cilësia e jetesës tek ne.  Çështja e emigrimit është çështje kombëtare dhe duhet aq shumë të alarmohet sa që të shndërrohet në një çështje kombëtare sepse kjo rrezikon edhe tkurrjen demografikë tonën”, tha Murat Aliu për Alsat.

Aliu thotë se është e pamundur pengimi i tërësishëm i fenomenit të largimit jashtë shtetit, por sipas tij reformat në të gjithë shtetin do të zbutnin këtë dukuri.

Ikja e qytetarëve nga vendi po vazhdon me hov të madh, ikje që është pa kthim – 

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ikja e qytetarëve nga vendi është një temë që ka filluar dhe nuk po mbaron dot, fundi nuk i dihet mbase po parashihet se kjo temë do të përflitet deri sa të ikë edhe qytetari i fundit. Flasim për një ikje e largim masiv në kushte paqësore, që mbase është krijuar sikurse shprehi e rutinë që po erdhe në moshën madhore duhet të largohesh nga ky vend. Kjo ikje nuk ka të ndalur do të vazhdojë ende, e këtë nuk po e thonë klientët e “çajtoreve” por rezultatet e hulumtimeve mbi këtë temë. Shifër tmerruese ku 42 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të largoheshin nga vendi nëse do të pajiseshin me të gjitha dokumentet e nevojshme. Gatishmërinë më të madhe për t’u larguar e kanë treguar të rinjtë dhe ata me arsim më të lartë – universitet, sipas rezultateve të anketës së Gallup International Association. Kjo flet për realitetin që shihet në terren, ku kjo pakicë që ka mbet për një kohë të shkurtë do të përgjysmohet në masë shumë të madhe.

Siguria është nevojë elementare e bazike për të jetuar kudo në cilin do vend. Por, krahas mungesave tjera që janë të shumta në vendin tonë mungon edhe siguria. Mungesa e sigurisë prodhon ndjenjën e frikës dhe të qenurit i pasigurt në vendin tënd të lindjes, ndërkaq padrejtësia e vështirëson mbijetesën në këtë vend sepse duhet të përballesh me një sistem të kalbur të drejtësisë. Mund të vritesh në vend publik ngjashëm sikurse në vend të fshehtë nga ajo vrasje mbeten vetëm viktimat dhe mbetjet e plumbave, asgjë më shumë.

Pasiguri e madhe, besimi i ulët në gjyqësi, institucionet e papërgjegjshme që nuk janë fare në shërbim të qytetarëve, mungesa e meritokacisë, papunësia, zhvillimi i dobët ekonomik, krizë gjithandej, këto janë shkaqet kryesore që të rinjtë dëshpërohen deri në palcë dhe vendosin që këtë dëshpërim ta ngushëllojnë me largim nga vendi. Sepse, në të kundërtën nuk kanë fuqi t’ia dalin dot me këtë sistem të vjetruar që nuk prodhon perspektivë dhe kushte normale për jetesë. /Zhurnal.mk

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Ministria e Mjedisit instaloi gardhe elektrike për të mbrojtur blegtorët dhe bletarët në Malin e Sharrit

Prokurorja: Të akuzuarit për vrasjet e Vanjës dhe Pançes ishin llogaritës dhe të vetëdijshëm kur i kryen krimet

Ministri Ljutkov i vizitoi institucionet nacionale kulturore në Manastir

Mucunski për vizitë në Kazakistan: Në fokus bashkëpunimi ekonomik dhe politik

Azizi: Të rinjtë në fokus të Planit Operativ të Punësimit për vitin 2025

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Blinken vizitë në Shqipëri brenda këtij muaji
Next Article Honda tërheq 750.000 automjete për shkak të defektit të sensorit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Mjedisit instaloi gardhe elektrike për të mbrojtur blegtorët dhe bletarët në Malin e Sharrit
Maqedoni
Burri nga Gostivari ndërroi jetë pas pickimit nga bletët
Kronika
Prokurorja: Të akuzuarit për vrasjet e Vanjës dhe Pançes ishin llogaritës dhe të vetëdijshëm kur i kryen krimet
Maqedoni
Ministri Ljutkov i vizitoi institucionet nacionale kulturore në Manastir
Kulturë Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?