Shkup, 5 nëntor – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot ka marë çertifikatën për edhe një mandat tjetër katër vjeçar për të qeverisur me komunën, informon Zhurnal.
Siç shprehet Ganiu, ky mandat i fituar me besimin e banorëve të Çairit, është mandat të cilin do u’a dedikojë pikërisht atyre banorëve. Ganiu premton se dera e komunës ngelet e hapur për të gjithë pa marë parasysh se kush troket në të.
Ai bënë të ditur se në katër vitet e fundit kanë realizuar mbi 200 projekte në fusha të ndryshme ndërsa tanimë kanë filluar projektet edhe për mandatin tjetër.