Shkup, 8 nëntor – Nga VMRO-DPMNE, bëjnë të ditur se kryetarët e tyre të komunave të cilët janë përzgjedhur gjatë zgjedhjeve të fundit lokale, vetëm se janë në teren për të ndërmarë aksione të ndryshme për përmirësimin e cilësisë, ndërsa gjithashtu kanë hequr dorë edhe nga privilegjet, informon Zhurnal.
NGa atje shtojnë se kryetarët e komunave që në ditën e parë ndodhen në teren për të filluar punët për rregullimin e komunave, rritjen e higjienës, pastrimin e deponive, rregulliimin e shëtitoreve.
“Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në mbledhjen e djeshme me kryetarët e komunave dërgoi mesazh të heqin dorë nga privilegjet që i sjellë funksioni i tyre, të mos përdorin veturë zyrtare për qëllime private dhe jashtë orarit, si dhe të mos përdorin kartelat për dreka përpos kur kanë delegacione apo takime pune. Thjeshtësia duhet të jetë pasqyrë e çdo funksionari publik”, është potencuar në komunikatë.
Më tej siç shtohet, Mickoski u ka thënë kryetarëve të komunave se qytetarët presin projekte dhe punë të asaj që e kanë premtuar, ndërsa në këtë drejtim që në muajin e parë do të fillojnë me 3 projekte kapitale në çdo komunë, paralajmërojnë nga partia e Mickoskit.
Në komunikatë thuhet se qytetarët gjithashtu presin rezultate dhe ndryshimet duhet të ndodhin shumë shpejtë.//Zhurnal.mk