• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Kosovë

Von Cramon: Pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse, Kosova dhe Serbia nuk do të pranohen në Bashkimin Evropian

usrargument by usrargument
04/11/2021
in Kosovë
0
Von Cramon: Pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse, Kosova dhe Serbia nuk do të pranohen në Bashkimin Evropian
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosova dhe Serbia nuk do të pranohen në Bashkimin Evropian”.

Kështu ka thënë raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim.

Sipas Cramon, derisa nuk ka një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të paqes, i tërë rajoni do të ketë ndikime të huaja për të prishur stabilitetin e BE-së.

“Pa një marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pranimi në BE nuk do të ndodh për dy vendet. BE-ja duhet t’i shërbejë Kosovës dhe Serbisë për një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të paqes. I gjithë rajoni do të vazhdojë të jetë një tokë për ndikimet huaja dhe për të prishur stabilitetin e BE-së, siç e kemi pa në Bosnje”, tha euro-deputetja.

Ndërkaq, për çështjen e liberalizimit të vizave, kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Romeo Franz, tha se Kosova e meriton dhe ka plotësuar gjitha kriteret për heqjen e regjimit të vizave.

“E kuptoj shumë mirë se mund të ndiheni të lënë anash nga disa vende në BE, mirëpo në Parlamentin Evropian është një konsensus i gjerë se Kosova e meriton dhe ka nevojë për vëmendjen tonë të vazhdueshme. Kur kemi të bëjmë me liberalizimin e vizave ne jemi aleat të juaj të palëkundur, ne nuk kemi t’iu bindim për këtë, ju e dini këtë. Disa vende akoma po hezitojnë për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën. Të jeni të bindur qartë për këtë se liberalizimi i vizave ka të bëjë me mbajtjen e premtimeve të BE-së, premtime këto që janë dhënë para tri vitesh”, deklaroi ai.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori Tomáš Szunyog, ka kërkuar të punohet për bindur Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave, megjithëse thotë se Kosova ka përmbushur gjitha kriteret për largimin e regjimit të vizave.

“E dimë sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Zonja Von Der Leyen ka qenë e qartë në këtë pikë, Komisioni i qëndron prapa vendimit të korrikut të vitit 2018 që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Propozimi është mbështetur edhe nga Parlamenti Evropian në lexim të parë, por është në shqyrtim në Këshill. Unë llogaris në mbështetjen e anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe të deputetëve që janë këtu sot që të vazhdojnë të punojnë me Parlamentin Evropian për ta arritur këtë qëllim. Kuvendi ka rol të rëndësishëm që duhet ta luajë në zbatimin e reformave dhe priorietizimin e reformave në sundim të ligjit”, ka thënë Szunyog.

Previous Post

Sot 12 viktima dhe 550 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Next Post

Haxhiu flet pas shqetësimeve të BE-së për Vettingun: Kemi arritur te mekanizimi i fundit për reformën në drejtësi

usrargument

usrargument

Next Post
Haxhiu flet pas shqetësimeve të BE-së për Vettingun: Kemi arritur te mekanizimi i fundit për reformën në drejtësi

Haxhiu flet pas shqetësimeve të BE-së për Vettingun: Kemi arritur te mekanizimi i fundit për reformën në drejtësi

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.