• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Xhaferi: Kuvendi është përgatitur të debatojë për çdo vendim me Bullgarinë

usrargument by usrargument
23/12/2021
in Maqedoni, TOP LAJM
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 23 dhjetor – Nëse propozohet formalisht që për çdo vendim me Bullgarinë të debatojë Kuvendi, Parlamenti nuk do të ikë prej kësaj, veçanërisht nëse zgjidhja është në dobi të qytetarëve dhe shtetit, deklaroi në brifingun e sotëm me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në seancën e Këshillit nacional për Eurointegrime që u mbajt të martën tha se çdo vendim deri tek i cili do të vinin Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, ndërsa që do të mundësonin ngritjen vetos bullgare për fillimin e negociatave të vendeve me BE-në, duhet të vijë para deputetëve në Kuvend, për çka u pajtuan deputetët edhe të opozitës edhe të pozitës.

Xhaferi sqaroi se në sistemin tonë për marrëdhënie të jashtme dhe politikë të jashtme kompetent është pushteti ekzekutiv, ndërsa Kuvendi e bëri të vetën me rezolutën për linjat e kuqe, por nuk do të ikë prej asaj nëse vjen propozim formal çdo zgjidhje me Bullgarinë të kalojë në Kuvend.

Xhaferi, lidhur me atë sikur të ishin në rendin e ditës së seancës së Kuvendit marrëveshjet e “Ballkanit të Hapur”, që ishin nënshkruar të martën në Tiranë ndërsa duhet të ratifikohen në parlamentet e të gjitha tre vendeve, tha se nëse kanë karakter ndërkombëtar marrëveshjet do të duhet të dorëzohen në Kuvend për ratifikim.

“Zakonisht për këto çështje nuk ka pasur problem në procedurën e Kuvendit në kuptimin e sjelljes në kohë. Në çdo moment kurdo që sillet, deri në dorëzimin e materialeve në seancën e ardhshme do të jenë lëndë shqyrtimi dhe këtu nuk ka kontest në procedurë dhe kompetencat e Kuvendit”, theksoi Xhaferi.

Ai është i kënaqur nga puna e Kuvendit gjatë vitit të kaluar, duke e pasur parasysh situatën e koronavirusit dhe zgjedhjet lokale.

Sivjet Kuvendi i ka pasur 60 koordinime, 123 seanca, nëntë kryesime, 152 aktivitete të tjera, nga 63 aktivitete bilaterale dhe multilaterale..

Lidhur me Komisionin për zgjedhje dhe emërime, që duhet të propozojë gjykatës kushtetues, Xhaferi tha se ai mund të konvokojë seancë për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues, por kjo do të ishte e kotë, pasi anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime nuk kanë dhënë propozime.

“Në çdo koordinim tregoj se kjo duhet të përfundojë. Procedura është kjo, ata na zgjedhin, ata propozojnë. Nëse nuk ka kryetar, kjo nuk do të thotë Komisioni nuk mund të punojë. Ata duhet të dalin me propozime për kandidatë”, tha Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarët, të fundit për këtë vit.

Previous Post

Zaevi zgjodhi mos ta arsyetojë dorëheqjen para deputetëve, tha Ilire Dauti nga ASH

Next Post

A po del Danella një “karamelë” e hidhur për shqiptarët?

usrargument

usrargument

Next Post
A po del Danella një “karamelë” e hidhur për shqiptarët?

A po del Danella një “karamelë” e hidhur për shqiptarët?

Stay Connected test

Recent News

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

25/05/2022
Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

25/05/2022
Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

25/05/2022

KSI përgatitet për lijën e majmunëve, kërkon blerjen e testeve dhe trajtimeve

25/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort