• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Xhaferi në Tiranë e mori titullin “Doctor Honoris Causa”

argadmin by argadmin
25/11/2022
in Maqedoni, TOP LAJM
0
Xhaferi në Tiranë e mori titullin “Doctor Honoris Causa”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 25 nëntor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mori pjesë në shënimin e “Përvjetorit të artë” të Kolegjit Universitar “Qiriazi” me ftesë të kryetarit dhe rektorit të Kolegjit Universitar a pas vendimit të Senatit të tyre Akademik t’ia ndajë atij titullin më të lartë akademik, gjegjësisht titullin “Doctor honoris causa”.

Ky titull, siç shkruan në arsyetimin e vendimit, i ndahet kryetarit Xhaferi për “kontributin e tij të veçantë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për mençurinë dhe vlerat e larta intelektuale dhe shtet formuese në mbrojtje të identitetit kombëtar, për lidhjet e Tij shpirtërore me ikonat e arsimit kombëtar Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi dhe Kristi Dako, që janë trashëgimi historike dhe vazhdimësi e Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

“Është njohje për gjithë atë plejadë të njerëzve që kanë bërë me përkushtim përpjekjet për ruajtjen, ngritjen dhe sendërtimin e statusit tonë, qoftë politik, qoftë shoqëror, në viset ku ne jetojmë jashtë hapësirës së Republikës së Shqipërisë dhe, s’do mend që ky çmim, fillimisht u dedikohet të gjithë atyre bashkudhëtuesve të mi me të cilët bashkë kemi bashkëvepruar për të arritur aty ku jemi sot, për të mund të vazhduar më tutje drejt sfidave që gjenden para nesh…”, ka theksuar Xhaferi.

Në suazat e shënimit u mbajt e dhe simpozium historik për nder të 131 vjetorit të themelimit të institutit Qiriazi dhe 100 vjetorit të rihapjes në Tiranë.

Previous Post

Drejtori i Hekurudhave Majan Veseli mirëpret ambasadorin kinez, Zhang Zuo, konfirmohet bashkëpunimi

Next Post

Mbikëqyrje në punët ndërtimore në largpërçuesin 400 kilovolt Manastir – Elbasan

argadmin

argadmin

Next Post
Mbikëqyrje në punët ndërtimore në largpërçuesin 400 kilovolt Manastir – Elbasan

Mbikëqyrje në punët ndërtimore në largpërçuesin 400 kilovolt Manastir – Elbasan

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.