Shkruan, Bexhet Musliu
Në këto zgjedhje kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i la teren të pastër Artan Grubit (si asnjë bashkëpunëtori tjetër të tij deri tani), për të udhëhequr fushatën. La në dorë edhe brendin e BDI-së edhe emrin e tij si lider partie, me shpresë se kjo do të mjaftojë që fryma e tij “e re” shumë e reklamuar, do të vijë në shprehje. Mirëpo rezultatet tregojnëtë kundërtën. Strategjia Grubit pësoi fiasko dhe BDI-ja sado fitimtare.
Pse dështoi strategjia e Grubit?
A zhvilloi një fushatë që nuk i shkonte imazhit politik të BDI-së. Që në rrethin e parë u bë e qartë se fushata siç e kishte paramaneduar Artan Grubi nuk dha rezulate.
Me stilin e tij arrogant, Grubi mobilizoi votuesit opozitarë por edhe iritoi shumë votues të papërcaktuar. Ky stil jo që nuk i solli diçka BDI-së, por stimuloi edhe votuesit shqiptarë që rrallë herë dalin në zgjedhje, të dalin të votojnë kundër BDI-së në Tetovë, Gostivar, Zhelinë, Vrapçisht, Dibër,… Sepse Grubi tregoi një arrogancë kundrejt partive shqiptre, të cilën rrallëherë, ose asnjëherë nuk e përdor kundrejt partive maqedonase. Përdorimi “pa kryp” i dialektit tetovar, nuk i bër fare përshtypje positive opinionit, e aq më pak tetovarëve.
Pas rrethit të parë, kur parandjehej fiasko në komunat ku ai “udhëhiqte vallen e fushatës”, Grubi u tërhoq, duke qenë më i përmbajtur mes dy raundeve zgjedhore. Mirëpo tërheqja ishte e vonshme, sepse dëmi veçmë ishte shkaktuar dhe pasojat nga ky dëm ishin të pashmangshme edhe në rrethin e dytë zgjedhor.
Po nuk ishte vetëm stili me të cilin u paraqit në fushatë, dëmi kryesor që Grubi i bëri BDI-së. Ai nuk arriti ta dëshmojë veten as si njeri i parë në Qeveri nga radhët e partisë së Ali Ahmetit. Gjatë një viti sa është zvendës kryeministër, edhe atë i parë, Grubi më shumë ishte i preokupuar me kabinetin luksoz, se sa me punë. Para fushatës deshi të bëjë “salto” duke ndryshuar tërësisht stilin dhe duke u paraqitur modest me patika (pa kollare), por kjo pati vetëm kundërefekt.
Një vit është zëvendës kryeministër i parë dhe nuk mund të shquhet me asnjë rezultat konkret, përveç se vrapon në evenimente të ndryshme për të përvetësuar sukseset e ministrave tjerë. Lavdërohet me rezultate të ministrisë së ekonomisë, financave, transportit, ekologjisë, me arritje të Forumit Rinor e ndoshta edhe Forumit të Gruas së BDI-së, por rrallë e për mallë paraqitet me projekte nga dikasteri që e drejton.
Si arritje i numërohet sistemimi i administratorëve shqiptarë. Por edhe ky sukses, mendoj se më tepër ishte tentim për të marë meritat e tjerëve, që kanë arritur t’i punësojnë ata administratorë. Sistemimi nuk është baraz me punësim, prandaj edhe përpjekja për të sforcuar meritat për këtë proces “dhezi” vetëm tek mediumet e afërtame të, por nuk “dhezi” shumë në opinion.
Zëvendës kryeministri i parë gjatë tërë mandatit të tij një vjeçar kishte ndikim negativ edhe ndaj mediumeve. Mediumet e afërta me të përdornin më tepër përçarës. Me gjasë me para publike, në mediumet e afërta me Grubin sponzorohej një stil anti-gazetaresk. Këto media nuk kishin mundësi të informojnë për sukseset e Grubit, sepse suksese të tilla realisht nuk kishte, prandaj merreshin me sharje dhe ofendime. Në mëngjes ofendonin Alternativën, në mesditë Besën, kurse në mbrëmje Aleancën për Shqiptarët. Kulmin e arritën me ofendimet edhe ndaj vetë figurave të BD-së. Akush nuk ishte i mirë për ta, përveç Artan Grubit. Kjo sigurisht që krijoi antagonizma brenda BDI-së, sepse në shënjestër të mediumeve të afërta me Artan Grubin, shpesherë ishin edhe figurat partiake që kanë autoritet më të madh në elektorat. Grubi si duket më me rëndësi e kishtë ta pastrojë partinë nga rivalët e paramenduar për postin e kryetarit të partisë, se sa të zhvillojë betejë me kundërshtarin.
Grubi, sipas mendimit tim, u izolua edhe nga ndërkombëtarët. Që nga takimi kontrovers me ambasadorin kinez në Shkup, Zhang Xuo dhe bisedimet për rrjetin 5G në Mqedoninë e Veriut, takimet e tij me diplomatët e rëndësishëm perëndimor u rralluan aq shumë, sa që ishin vetëm në kuadër të protokoleve të pashmangshme.
Nëse dha dorëheqje Zaevi, pse mos të japë edhe Artan Grubi?
Deri sa BDI kaloi dobët në komunat ku Grubi i printe fushatës, kjo parti si asnjëherë më parë kaloi mirë në komunat ku fushatës i prinin figurat kyçe të “zjarrit”, Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti. Ata zhvillonin fushatën në Shkup me rethinë, Likovë dhe Kumanovë. Pa spote, pa rep muzikë, pa krrekosje, pa ofendime ndaj kundërshtarëve, por me një punë të palodhshme operative brenda strukturave të partisë dhe në bazën elektorale, në Çair, Saraj, Haraçinë, Likovë, u arritën fitore me rezultat të papritur.
Saraji e Likova që në rrethin e parë tejkaluan 70 për qindëshin në favor të BDI-së, që nuk është tejkaluar ndoshta as në zgjedhjet e pasluftës së vitit 2001. Në Çair fitorja u betonua me 4 mijë e tepër vota dallim në favor të Vsar Ganiut, rezultat poashtu I ngjashm me rezultatet e kohërave më të mira të BDI-së. Falë këtyre komunave, por edhe falë angazhimit të Musa Xhaferit që në rrethin e dytë Kërçova të fitohet me çdo kusht, u shpëtua edhe nderi i BDI-së në këto zgjedhje. Mirë kaloi edhe Struga, ku poashtu Artan Grubi nuk ka shkuar aq shpesh, si në Gostivar e Tetovë. Gjithçka është e qartë. Dihet kush i solli fitoren BDI-së, dihet kush i solli humbje. Tani parashtrohet pyetja se si duhet të rrjedhin gjërat në BDI? Në fakt nuk duhet fare të parashtrohet kjo pyetje, sepse përgjigja veçmë dihet.
Ai Ahmeti duhet të ja japë vendin e merituar “grupit të zjarrt”, respektivisht Izet Mexhiti, si njeri e autoritet të pakontestueshëm në njësinë zgjedhore numër një dhe dy, por edhe më gjerë. Tani ai duhet të jetë violina e parë edhe në organizimin partiak, si sekretar i përgjithshëm, por edhe në ekzekutiv. BDI-së i duhet në këto pozicione një njeri si Mexhiti, i cili sjell qetësi çdo herë kur trazohen strukturat partiake, por edhe hapë dyer për zgjerimin e tyre. Inaugurimin e Mexhitit në person numër një të operativës dhe ezkeutivit duhet ta bëjë personalisht kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Mexhiti patjetë duhet të shpërblehet që vitin e kaluar nuk rrezikoi pozitën e BDI-së në Qeveri, edhe pse iu bë padrejtësi e madhe dhe priti të vijnë zgjedhjet e radhës për të verifikuar aftësitë e tij organizative dhe autoritetin në strukturë. Pozita adekuatekonform rezultatit që treguan, në trukturën partiake duhet të marin edhe Visar Ganiu, Blerim Bexheti e Erkan Arifi, si shpërblim për fitoret e tyre bindëse.
Kuptohet se vend adekuat duhe t’i jepet edhe Artan Grubit për “meritat” në këto zgjedhje. Është mirë ai të emërohet shef protokolli në Ministrinë e Punëve të jashtme, si njeri për të cilin thonë se njeh mirë gjuhë të huaja. Nëse nuk jep dorëheqje nga postet që i mban, duhet ta shkarkojë vetë Ali Ahmeti. Përndryshe shpërblimi me poste të larta të njerëzve që dëmtojnë partinë duke i humbur vota, do të bënte të palogjikshëm tani e tutje angazhimin e njerëzve që sjellin vota.
Nëse dha dorëheqje kryeministri Zoran Zaev edhe pse dështimi i tij vjen si rezultat i “puçit” brendapartiak, pse nuk duhet të japë edhe Artan Grubi. Numrat tregojnë saktë se sa (pak) kontribut dha Grubi për komunat e fituara, e sa (shumë) kontribut dha për komunat e humbura nga BDI.