Shkup, 23 dhjetor – Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët, në një dalje për media ka folur për dorëheqjen e Zoran Zaevit. Thotë se Zaevi ka zgjedhur që edhe dorëheqjen të mos e arsyetojë para deputetëve.
“Zaevi zgjodhi që edhe dorëheqjen të mos e arsyetoj personalisht, por u fsheh pas një letre me shkrim. Ai i cili gjithmonë thirrje në fytyrë të pastër, sot u largua pa u ballafaquar me ata që e zgjodhën në atë post, deputetët gjegjësisht të zgjedhurit e popullit. Me këtë akt Zaev konfirmoi gjithçka që ne si opozitë e kemi konstatuar gjatë qeverisjes që ai drejtoi dhe kjo e delegjitimon atë dhe Qeverinë e ardhshme e cila paralajmërohet të pasojë me një emër tjetër të kryeministrit por me kabinet të njëjtë në pjesën më të madhe”, tha deputetja e ASH-së, Ilire Dauti.