Qindra predha artilerie ruse janë zbuluar në një municion në Velika Oleksandrivka të Khersonit, në jug të Ukrainës.
Sipas Sky News imazhet e shpërndara nga gazetari ukrainas Andriy Tsaplienko tregojnë pirgje të armëve, të cilat përfshijnë raketa të drejtuara antitank dhe mina antitank.
Fokusi kryesor i Kievit tani është Kherson, një nga katër provincat që Rusia pretendon se i ka aneksuar javët e fundit, dhe ndoshta më e rëndësishmja strategjikisht.
Agjencia ruse e lajmeve TASS deklaroi se të evakuuarit nga rajoni Kherson pritej të mbërrinin në Rusi të premten, një ditë pasi zyrtari rus sugjeroi se njerëzit mund të iknin në Rusi.