• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Zejdi godet pushtetin aktual: Pyetne Talat Xhaferin si u zgjodh kryetar Kuvendi

usrargument by usrargument
10/11/2021
in Maqedoni, Rekomanduar
0
Ekskluzive / Skender Rexhepi – Zejd kundër marrëveshjes së shumicës së re
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 10 nëntor – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka dhënë përgjigje politike, e jo juridike në pajtim me rreguloren. Pyetne atë se si u bë spiker në vitin 2017. Ky është komenti i deputetit Skender Rexhepi në pyetjen e “Fokus” nëse të enjten do të pranojë të votojë mocionin për mosbesim të qeverisë ku është nënshkruar edhe “Levica”, duke pasur parasysh se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se nëse nuk votohet të enjten, mocion i ri për mosbesim nuk mud të dorëzoet në tre muajt e ardhshëm.

Xhaferi deklaroi se opozita nuk mundet të dorëzojë iniciativë të re për votëbesim, kur tashmë ka dorëzuar një tjetër, transmeton Zhurnal.

Sipas Xhaferit, në 90 ditët e ardhshme nuk mund të ketë votim tjetër për besim ndaj qeverisë, sepse veçmë është dorëzuar inicitivë me 61 nënshkrime, e për të cilën është thirrur seancë ditën e enjte. Kjo iniciativë ishte e kontestueshme për deputetin Zejd, për shkak të nënshkrimeve të dy deputetëve të “Levicës”.

Për të dalë nga “qorrsokaku” i krijuar, shefi i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski propozoi Zejdit të nënshkruajnë një tjetër iniciativë më 20 deputetë dhe të kërkohet mbledhje e re e Kuvendit për ditën e shtunë. Zejd e pranoi këtë sfidë të Micevskit, mirëpo ajo është kontestuar tai nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili këmbëngul se mocioni duhet të votohet dtën e enjte.

Deputeti Skender Rexhepi Zejd nuk ka qenë i qartë në përgigjen e tij për Fokus nëse pas këtij vendimi të Talat Xhaferit, do të votojë për rrëzim të qeverisë ditën e enjte, ndërkohë që mbledhja e ditës së shtunë është vendosur në pikëpyetje.  

Previous Post

16 vjet nga pranimi i Kosovës në Rotary International

Next Post

Ekspozitë: “Kujtime” të artistit Burim Myftiu

usrargument

usrargument

Next Post
Ekspozitë: “Kujtime” të artistit Burim Myftiu

Ekspozitë: "Kujtime" të artistit Burim Myftiu

Stay Connected test

Recent News

Neto paga mesatare në mars 31.080 denarë

20/05/2022
Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

20/05/2022

Të martën autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

20/05/2022
Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

20/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort