• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Zhurnal mëson: Igor Ivanovski ministër në qeverinë e Dimitar Kovaçevskit?

usrargument by usrargument
23/12/2021
in Maqedoni, TOP LAJM
0
Zhurnal mëson: Igor Ivanovski ministër në qeverinë e Dimitar Kovaçevskit?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 23 dhjetor – Ish deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Igor Ivanovski, pas një pauze të gjatë pritet t’i kthehet politikës aktive. Burime partiake njoftojnë për Zhurnal, se Ivanovski me shumë gjasë do të jetë ministër në qeverinë e re, duke udhëhequr Ministrinë për transport dhe lidhje. Ai në qeveri do të përfaqësojë “krahun e Shkupit” të LSDM-së, ose ndryshe i njohur si krahu “brankovist”.
Ivanovski, i njohur me nofkën “Shema”, disa vite ishte një ndë njerëzit më të afërt të ish kryetarit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, kurse me zgjedhjen e Cërvenkovsit për president shteti, u transferua në kabinetin presidencial. Kyçja e tij në qeveri, pritet të plotësojë vakumin e mbetur për “krahun e Shkupit” në qeveri pasi të largohen Radmilla Shekerinska dhe Milla Carovska. Nëse zgjedhet ministër transporti, Ivanovski pritet të marë pozitë të lartë edhe brenda LSDM-së.
Si kandidat i mundshëm për ministër transporti është përmendur edhe kryetari i deritanishëm i Shkupit, Petre Shilegov, që poashtu konsiderohet si pjesëtar i “krahut të Shkupit”. Mirëpo LSDM si duket do të insistojë edhe më tej që kandidatët e saj që kanë humbur në zgjedhjet lokale të mos përfshihen në qeveri.
Zhurnal më herët ka shkruar se kandidatë të LSDM-së për ministër mbrojtje ëhstë Lupço Nikollovski, i cili mund të udhëheqë bujqësinë, nëse arrihet marrëveshje LSDM-BDI, për rrokadë të këtyre dy resorëve.
Bojan Mariçiq nga drejtësia pritet të kalojë në sektorin e eurointegrimeve, kurse zv kryeministri Nikolla Dimitrov ambasador në Uashington. Ministrja e kulturës Irena Stefkovska mund të kalojë në arsim, kurse Millan Zhivkoviq paralajmërohet si ministër i ri i mundshëm për punë dhe politikë sociale. Edhe ministrja e tanishme Jagoda Shahpaska përmendet si candidate e mundshme për në në arsim, ose njëjtë si Radmilla Shekerinska dhe Milla Carovska të mos jetë fare pjesë e qeverisë së ardhshme.

Previous Post

BE: Ballkani i Hapur promovon integrim më të madh rajonal

Next Post

Anulohet seanca e Kuvendit për pyetjet e deputetëve

usrargument

usrargument

Next Post

Anulohet seanca e Kuvendit për pyetjet e deputetëve

Stay Connected test

Recent News

Neto paga mesatare në mars 31.080 denarë

20/05/2022
Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

20/05/2022

Të martën autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

20/05/2022
Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

20/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort