By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 10 mënyra për të mbajtur nën kontroll diabetin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > 10 mënyra për të mbajtur nën kontroll diabetin
Shëndetësi

10 mënyra për të mbajtur nën kontroll diabetin

admin
Last updated: 09/07/2026 09:17
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Diabeti është një sëmundje kronike, që ndodh kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën, duke çuar në nivele të larta të glukozës në gjak (hiperglicemi).

Ka tri lloje kryesore diabeti: diabeti i tipit 1 (i quajtur “diabet i varur nga insulina”) shkaktohet nga mosprodhimi i insulinës. Diabeti i tipit 2 (i quajtur “diabet i pavarur nga insulina”) vjen ngaqë trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën. Në të gjithë botën, personat e prekur nga diabeti janë me miliona, por të diagnostikuarit janë më pak. Ndërsa në vitin 2030 pritet që njerëzit me diabet të jenë pesë milionë.

Ndërkohë, diagnostikimi me një sëmundje kronike mund të shkaktojë një impakt të thellë mbi personin dhe familjarët e tij. Ndryshimet që vijnë prej saj mund të prekin cilësinë dhe mirëqenien e jetesës së individit duke ndikuar në mënyrën në të cilën ai zgjedh të përballojë këtë situatë të re. Sëmundja sjell ndryshime në vetë personin, në ambientin e tij social, familjarë dhe në perspektivën për të ardhmen. Përshtatja ndaj sëmundjes shpesh është shumë e vështirë për t’u arritur. Studime të ndryshme tregojnë se duhet më shumë se një vit për t’u ambientuar me idenë dhe praninë e sëmundjes. Kjo sjell ndryshime në gjendjen emocionale dhe në sjelljen e personit të cilat çojnë në shfaqen e simptomave të ankthit dhe influencojnë mënyrën se si ky individit do të përballë sëmundjen e tij.

Por kjo patologji mund të mbahet nën kontroll duke filluar nga kujdesi për peshën trupore tek aktiviteti fizik, e duke kaluar tek ushqimet e zgjedhura. I sëmuri me diabet mund të marrë çdo lloj ushqimi, por sasia do të ndryshojë në varësi të përmbajtjes së sheqernave dhe yndyrave që ato kanë. Dieta ka shumë rëndësi në mjekimin e diabetit. Disa persona me diabet arrijnë vlera normale të sheqerit në gjak vetëm duke mbajtur dietën e rekomanduar nga mjeku endokrinolog dhe pa asnjë mjekim tjetër shoqërues. Dieta është specifike për çdo person me diabet. Ajo varet nga metabolizmi bazal, nga BMI-ja (indeksi trupor i cili përcaktohet nga pesha dhe gjatësia e personit) dhe nga aktiviteti i tij fizik. Pra është specifike për çdo person që jeton me sëmundjen e diabetit. Më poshtë po japim disa këshilla që duhet të ndiqni për ta mbajtur nën kontroll diabetin:

1. Ndiqni dietën mesdhetare

Një dietë të pasur me fruta, perime, peshk dhe zarzavate mund të ndihmojë për të shmangur fillimin e sëmundjes.

2. Kujdes me peshën

Nëse jeni mbipeshë, humbisni edhe pesë kg për të reduktuar ndjeshëm rrezikun e diabetit duke përmirësuar mirëqenien e përgjithshme të trupit tuaj.

3. Ushqime të shëndetshme

Ushqime si fruta, perime, bishtajore, drithërat, ndihmojnë për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak.

4. Kujdes me dietën

Studime të shumta tregojnë se vitamina C dhe K, dhe magnezi mund të kufizojnë shanset e prekjes nga diabeti i tipit tip 2. Veçanërisht rekomandohet ananasi, perimet me gjethe jeshile të errët dhe avokado.

5. Bëni aktivitet fizik

Tridhjetë minuta në ditë ushtrime fizike janë të mjaftueshme për të kontrolluar peshën e trupit dhe nivelin e sheqerit në gjak.

6. Bëni analizat e gjakut

Mund të nxjerrin në pah ekzistencën e çekuilibriave, të cilat pastaj mund të çojnë në fillimin e sëmundjes. Një diagnoza e hershme, është në gjendje të vonojë ose të parandalojë zhvillimin e saj.

7. Vëmendje ndaj këtyre simptomave

Konsultohuni mjekun tuaj nëse keni: etje të tepruar apo urinim të shpeshtë, humbje peshe drastike, vizion të paqartë dhe gjymtyrë të mpirë.

8. Nënshtrojuni kontrolleve periodike

Kontrollet në intervale të rregullta kohore, zvogëlojnë shanset e goditjes nga komplikimet më të rënda që lidhen me këtë sëmundje (mosfunksionim të veshkave, verbëri, dëme nervore). Për më shumë informacion kontaktoni me mjekun tuaj.

9. Kujdes me karbohidratet

Mundohuni të hani sasi të duhura të karbohidrateve në ushqim.

10. Informohu

Kontaktoni mjekun specialist për një recetë dhe një dietë të personalizuar, për të marrë këshilla të dobishme për aktivitet fizik ose këshilla të vlefshme për stresin dhe sugjerime të tjera në çdo faktor rreziku të sëmundjes.

You Might Also Like

Trajtime në kushte shtëpie që lehtësojnë djegjet e shkallës së parë

Shtrëngojini gishtat e dorës për pesë minuta. Ja rezultati!

Dieta suedeze që po aplikohet me të madhe

Shpëtoni fëmijët nga kolla torturuese shpejt dhe pa dhimbje

Mësoni se pse keni dhimbje koke

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante
Next Article Vishuni me stil
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?