By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 10 shenja të kancerit të gjirit që nuk fliten shumë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > 10 shenja të kancerit të gjirit që nuk fliten shumë
Shëndetësi

10 shenja të kancerit të gjirit që nuk fliten shumë

admin
Last updated: 18/04/2024 08:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një në gjashtë gra dyshojnë fillimisht për kancer të gjirit falë një simptome që s’ka të bëjë me gungat në gjoks, si për shembull, anomali në thithka apo rënie drastike në peshë.

Prandaj është me rëndësi të tregoheni të vëmendshme ndaj shenjave të trupit, gjithmonë duke bërë kontrollet e rregullta e mamografitë.

Këto janë dhjetë shenja të kancerit të gjirit që duhet të keni parasysh, përveç gungave.

1. Lëkurë e inflamuar, e gropëzuar, me shenja apo e rrjepur.

Trashja, skuqja, urtikariet apo gropëzimi i lëkurës së gjoksit duhet kontrolluar patjetër nga mjeku. Ju e dini si duket gjoksi juaj normalisht dhe nëse vini re një ndryshim në lëkurë, interesohuni.

2. Ndryshime në thithka.

Nëse thithkat tuaja kanë qenë gjithnjë me majë dhe krejt papritur futen brenda, telefononi menjëherë mjekun. Ndryshimet në ngjyrën dhe teksturën e thithkave nuk janë normale dhe duhen kontrolluar.

3. Lëngëzim nga thithkat

Gjatë shtatzënisë e deri një vit pas lindjes së fëmijës, lëngëzimi është mëse normal. Nëse s’bëhet fjalë për asnjë nga këto skenare dhe thithkat tuaja lëngëzojnë vetiu, drejtohuni te mjeku. Nëse lëngu është i kuq, i gjelbër apo mban aromë, mund të keni një problem.

- Advertisement -
Ad imageAd image

4. Enjtje e dhimbshme

Përveç periodave dhe shtatzënisë, gjoksi i enjtur mund të jetë një shenjë e kancerit. Nëse enjtja nuk shpjegohet me ciklin menstrual, gjidhënien dhe nuk largohet, kontaktoni mjekun.

5. Simptoma që s’kanë të bëjnë me gjoksin

- Advertisement -
Ad imageAd image

Dhimbje kurrizi, qafe dhe rënie e pashpjegueshme në peshë listohen si simptoma të kancerit të gjirit.

6. Reçipetat ju shkaktojnë dhimbje

Nëse reçipetat ju shkaktojnë dhimbje, nëse rrjedha e ujit në dush është e padurueshme mbi kraharor, nëse nuk i prekni dot më thithkat, atëherë keni të bëni me shenja të kancerit të gjirit.

7. Venat e gjoksit janë më të dukshme se zakonisht

Nëse s’kanë qenë të dallueshme deri më sot dhe papritur mund t’i shihni qartë, ose nëse venat janë më të mëdha, më të errëta, atëherë duhet të shqetësoheni.

8. Keni kruajtje në thithka

Bëhet fjalë për kruajtje që zgjat dhe që nuk shpjegohet nga një infeksion, alergji, myk apo irritim nga veshja.

9. Sqetulla të pezmatuara

Nëse sqetullat ju dhëmbin e janë enjtur, ose nëse ndjeni një masë kur i prekni me dorë, telefononi mjekun.

10. Një puçërr që nuk shërohet

E dinit që puçrrat mund të dalin dhe në gjoks? Shumica prej tyre largohen vetë me kalimin e kohës, por nëse një inflamim i lëkurës së gjksit nuk shërohet për një javë ose dy, duhet të kontrollohet.

You Might Also Like

Mosngrënia e vakteve si ndikon në organizëm?

Kanella bën mrekulli ndaj shumë sëmundjeve

Tharja e rrobave në shtëpi, e dëmshme për shëndetin

Këto ushqime përmirësojnë shëndetin e duhanpirësve

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes, kujdesi që duhet të tregoni

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës
Next Article Metoda për të kaluar më lehtë krizën e migrenës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?