By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​12 kadetë diplomojnë si oficerë të FSK-së, Haxhiu e Kurti: Do të udhëhiqni ushtrinë e së ardhmes me përgjegjësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​12 kadetë diplomojnë si oficerë të FSK-së, Haxhiu e Kurti: Do të udhëhiqni ushtrinë e së ardhmes me përgjegjësi
Kosovë

​12 kadetë diplomojnë si oficerë të FSK-së, Haxhiu e Kurti: Do të udhëhiqni ushtrinë e së ardhmes me përgjegjësi

admin
Last updated: 03/07/2026 12:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Me betimin për t’i shërbyer Republikës së Kosovës dhe mes thirrjeve për integritet, profesionalizëm e lidership, 12 kadetë të gjeneratës 2026 u diplomuan sot si oficerë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoninë e diplomimit, udhëheqësit shtetërorë dhe drejtuesit e Akademisë së Mbrojtjes vlerësuan se oficerët e rinj marrin detyrën në një kohë sfidash të reja të sigurisë, duke i ftuar që të udhëheqin me nder, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj shtetit.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se oficerët e rinj diplomojnë në një periudhë kur mjedisi ndërkombëtar i sigurisë përballet me sfida të shumta, duke theksuar se përgjegjësia e tyre shkon përtej bartjes së gradës.

Ajo shtoi se oficerët do të kenë përgjegjësi për mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës, ndërsa i ftoi të ruajnë besimin e qytetarëve dhe të forcojnë bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë.

“Ju po diplomoheni në një kohë kur siguria ndërkombëtare po përballet me sfida të reja. Konfliktet, kërcënimet hibride, sulmet kibernetike, dezinformimi dhe përpjekjet për ta dobësuar një shtet nga brenda na kujtojnë se paqja ruhet me përgatitje, me vigjilencë dhe aleanca të forta. Për këtë arsye, përgjegjësia juaj është shumë më e madhe, duke filluar nga mbrojtja e integritetit territorial, sovranitetit të vendit tonë, Kushtetutës së Republikës së Kosovës, rendit demokratik, lirisë dhe sigurisë së çdo qytetari në Republikën e Kosovës. Shërbimi juaj nis me vetëdijen se Republika nuk u dhurua, ajo u ngrit mbi përpjekjen shekullore për liri, mbi sakrificën e popullit tonë dhe mbi luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Heroizmi i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe sakrifica e familjes Jashari mbeten përjetësisht simbol i guximit, i lirisë dhe i vendosmërisë së popullit tonë për t’i fituar liritë”, tha Haxhiu.

Në ceremoni, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se nga sot kadetët nuk janë vetëm oficerë të rinj, por edhe udhëheqësit e ardhshëm të ushtrisë së Kosovës.

“Nga sot, nuk jeni vetëm oficerë të rinj, por edhe udhëheqës të së ardhmes të ushtrisë sonë. Gjatë këtyre katër viteve, keni fituar dije, disiplinë dhe keni ndërtuar karakter ushtarak. Gjatë kësaj periudhe, jeni mishëruar me vlerat shoqërore, vlera këto të cilat do t’ju shoqërojnë në çdo detyrë që do ta realizoni në shërbim të Republikës. Të dashur oficerë, nga sot mbi supet tuaja vendoset një përgjegjësi e madhe. Ju do të udhëhiqni ushtarë, do të merrni vendime të rëndësishme dhe do të jeni shembull i integritetit, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj atdheut. Udhëhiqni gjithmonë me dijen që keni fituar, me guximin që keni, me drejtësi dhe me respekt duke u përkujdesur për secilin ushtar që do ta keni nën varësi”, tha Kurti.

You Might Also Like

Analiza/ A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë

Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Drejtësia, Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive dhe Kultura janë tri ministri strategjike për avancimin e pozitës së shqiptarëve
Next Article Rokas: Kodi zgjedhor është i mirë, partitë duhet të arrijnë një konsensus
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?