By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 17 dhjetori, lindja e Esad Mekulit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > 17 dhjetori, lindja e Esad Mekulit
Kulturë

17 dhjetori, lindja e Esad Mekulit

admin
Last updated: 17/12/2024 19:18
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Më 17 Dhjetor 1916, në Plavë (Mal të Zi) lindi shkrimtari dhe gazetari i shquar, Esad Mekuli.

Esad Mekuli (Plavë, 17 dhjetor 1916 – Prishtinë, 6 gusht 1993) ka qenë poet dhe përkthyes shqiptar. Ka qenë kryetari i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Elsie e çmonte si atin e poezisë moderne shqiptare në Jugosllavi dhe ndikimi i tij në Kosovë mbeti i pamatë.

Familja e tij në Plavë ishin me prejardhje nga Nokshiqi, i ati i Esadit qe hoxhë. Mësimet fillore i mori në Plavë, në gjuhën serbe.

Shkollimin e mesëm e filloi në Pejë, ku i përfundoi studimet më 1936. Më pas u regjistrua në Fakultetin e Veterinarisë në Universitetin e Beogradit. Atje ra në kontakt me idetë marksiste dhe më pas mori pjesë në lëvizjen partizane të Luftës së Dytë Botërore. Për veprimtarinë e tij politike u arrestua më 1940, u lirua më pas në prill të 1941 me amnistinë që u dha pas pushtimit të Mbretërisë Jugosllave.

Më 1949 themeloi revistën letrare “Jeta e re”, kryeredaktor i së cilës ishte deri më 1971. Kreu doktoraturën në Beograd më 1959.

Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq “Gllavinjaqa”, prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941. Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare. Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. N Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993.

Në Beograd ishte edhe redaktor i fletorës Beogradski student. Në këtë sferë siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja, për të damkosë këtë të keqe në mesin e shqiptarëve. Pastaj ka shkruar punime sociale në revistat e ndryshme, si: Venac – Beograd, Mlladost – Zagreb, Podmladak jadranske Staze – Split, Granit – Podgoricë, Novi Behar – Sarajevë, Student – Beograd e të tjera. Në këto revista ka shkruar në gjuhën serbe, dhe çdo herë ka shkruar për shqiptarët, të cilët i ka mbrojtur kur të tjerët i kanë akuzuar. ë fund të vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane Lirija. Edhepse shkencëtar, Esad Mekuli, punës krijuese nuk iu nda kurrë. Ai pas Luftës së Dytë Botërore, punoi punë të profesionit të vet, por ishte edhe redaktor në gazetën e vetme shqipe Rilindja e pastaj themeloi revistën letrare Jeta e Re ku arsimoi gjenerata të tëra të letrarëve, të cilët edhe e pagëzuan bard të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjërë. Megjithatë, edhe vetë shkroi dhe bashkëpunoi me shumë gazeta e revista shqipe, si: Rilindja, Zëri i rinisë, Fjala, Pionieri, Përparimi, Shëndeti në Prishtinë, Flaka e vëllazërimit të Shkupit dhe me ato në gjuhën serbe: Jedinstvo e Stremljenje të Prishtinës, Borba, Politika, Književne novine, Mostovi të Beogradit, Pobjeda dhe Stvarenje të Podgoricës, Bagdalla të Krushevcit, Republika dhe Forum të Zagrebit. Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas.

Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare. Përktheu veprën epike malazeze të Petri II Petroviq-Njegosh”Kunora e Maleve”, ndër të tjera.

Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore. Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha.

Titujt e veprave:

• Për ty – Prishtinë, 1955
• Dita e re – Prishtinë, 1966
• Avsha Ada – 1971
• Vjersha – 1973
• Brigjet – 1981
• Rini e kuqe – Prishtinë, 1984
• Në mes të dashurisë dhe urrejtjes – Tiranë, 1986
• Dita që nuk shuhet – Prishtinë, 1989

You Might Also Like

PAZARI I SKARBOROSË

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

Filmi “Dua” zgjedhet si propozimi zyrtar i Kosovës për Oscars 2027

“Butterflies” përmbyll Kinemanë Verore të Lumbardhit për muajin korrik në Prizren

Shuhet nga jeta aktori Goce Todorovski

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osman Kadriu: Nuk dorëhiqem!
Next Article Nevzat Halili u shpall “Doctor Honoris Causa” në 30 vjetorin e UT

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?