By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 24-vjetori i MO-së, Mexhiti: Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta, sakrificës dhe dialogut mund të ndërtojmë një shoqëri funksionale, të drejtë dhe demokratike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 24-vjetori i MO-së, Mexhiti: Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta, sakrificës dhe dialogut mund të ndërtojmë një shoqëri funksionale, të drejtë dhe demokratike
MaqedoniTOP LAJM

24-vjetori i MO-së, Mexhiti: Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta, sakrificës dhe dialogut mund të ndërtojmë një shoqëri funksionale, të drejtë dhe demokratike

admin
Last updated: 12/08/2025 21:56
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – Në një ceremoni solemne të zhvilluar sot me rastin e përvjetorit të 24-të të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, nën patronatin e Zëvendëskryeministrit të Parë, Izet Mexhiti, me një fjalim të fuqishëm rikujtoi rëndësinë e këtij dokumenti themelor për paqe, bashkëjetesë dhe shtetndërtim.

Zëvendëskryeministri i parë shqiptarë, Izet Mexhiti theksoi rëndësinë historike të këtij akti si moment kyç për paqen dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë në Maqedoninë e Veriut. Në fjalimin e tij, Mexhiti e cilësoi marrëveshjen si “një kontratë historike ndërmjet bashkësive që jetojnë në këtë vend” dhe “një mundësi historike për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët”.

Ai kujtoi se muaji gusht ka një simbolikë të veçantë për vendin, duke përfshirë Ilindenin dhe Marrëveshjen e Ohrit, të cilat janë “gurë themeli të shtetndërtimit modern”. Mexhiti nënvizoi se këto data nuk duhet të mbeten vetëm në kalendar, por të jetojnë në ndërgjegjen kolektive si dëshmi se “vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta, sakrificës dhe dialogut mund të ndërtojmë një shoqëri funksionale, të drejtë dhe demokratike”.

Sipas tij, marrëveshja e vitit 2001 i dha fund konfliktit të armatosur dhe hapi rrugën për një bashkëjetesë të re mes shqiptarëve, maqedonasve dhe të gjitha bashkësive të tjera etnike, mbi bazën e demokracisë, inkluzivitetit dhe respektit të ndërsjellë. “Ne nuk mund dhe nuk duhet ta shmangim njëri-tjetrin. Jemi bashkëthemelues të shtetit dhe kemi detyrimin të krijojmë një të ardhme të përbashkët për brezat që vijnë”, theksoi Mexhiti.

Ai përfundoi duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit mbetet udhërrëfyes për të ardhmen dhe se “orientimi i përbashkët është garancia e vetme për suksesin tonë të përbashkët”.

Në vijim, ua sjellim fjalimin e plotë

“Sot jemi mbledhur këtu për të përkujtuar dhe për të nderuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të afërt – Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila para 24 vitesh i dha fund një konflikti të dhimbshëm dhe hapi rrugën drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Muaji gusht mban një simbolikë të thellë për ne – Ilindeni dhe Marrëveshja e Ohrit janë dy gurë themeli të shtetndërtimit modern të Maqedonisë së Veriut. Janë dy data që nuk duhet të jetojnë vetëm në kalendar, por në vetë ndërgjegjen tonë kolektive. Ato na kujtojnë se vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta, sakrificës dhe dialogut mund të ndërtojmë një shoqëri funksionale, të drejtë dhe demokratike.

Marrëveshja e Ohrit nuk është thjesht një dokument politik. Ajo është një akt vizionar, një kontratë historike ndërmjet bashkësive që jetojnë në këtë vend, një angazhim për ndërtimin e një shteti ku secili ndihet i barabartë, i përfaqësuar dhe i respektuar. Kjo marrëveshje i dha fund konfliktit të armatosur dhe vendosi themelet për një bashkëjetesë të re – mbi parime të demokracisë, inkluzivitetit dhe respektit të ndërsjellë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Shqiptarët dhe maqedonasit – por edhe të gjitha bashkësitë tjera etnike – nuk janë thjesht pjesë të një shteti; ne jemi bashkëthemelues të tij. Ne nuk mund të shmangim njëri-tjetrin, dhe as nuk duhet të provojmë. Jemi të thirrur të jetojmë së bashku, të krijojmë së bashku, të ndajmë përgjegjësitë dhe sukseset, të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët për brezat që vijnë. Kjo nuk është një detyrë – është një mundësi historike!

Nëse ka një mësim që historia jonë e përbashkët na mëson, është se vetëm përmes bashkëpunimit, dialogut dhe besimit të ndërsjellë mund të ndërtojmë institucione funksionale dhe një shtet që i shërben qytetarit. Marrëveshja e Ohrit është udhërrëfyesi ynë për të ardhmen – dhe ajo na mëson se orientimi i përbashkët është garancia e vetme për suksesin tonë të përbashkët.

Të nderuar të pranishëm,

- Advertisement -
Ad imageAd image

Maqedonia e Veriut po hyn në një fazë të rëndësishme demokratike – zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Siç është e natyrshme në çdo shoqëri pluraliste, tensionet politike mund të rriten, por ne kemi detyrimin që përmes maturisë institucionale dhe përgjegjësisë politike të ruajmë unitetin dhe stabilitetin.

Nuk jam këtu për të nxitur ndasi, as për të bërë retorikë politike. Jam këtu për të dëshmuar se përgjegjësia më e madhe që kemi është ndaj qytetarëve tanë. Qytetarët presin punë, jo zhurmë. Ata presin zgjidhje, jo justifikime. Dhe unë mbetem i përkushtuar që të punoj çdo ditë në këtë drejtim.

Le ta kujtojmë Marrëveshjen e Ohrit jo vetëm si një moment historik, por si një obligim të përhershëm për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe më të bashkuar.

Shtëpia jonë e përbashkët është shteti ynë i përbashkët – Maqedonia e Veriut. Dhe këtë shtëpi duhet ta mbrojmë, ta ndërtojmë dhe ta përparojmë – së bashku!”

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sela për Lubotenin: Gjaku i tyre u shndërrua në dritë dhe amanet për të gjithë
Next Article Gashi: Marrëveshja e Ohrit, jo vetëm dokument paqeje, por udhërrëfyes për bashkëjetesë me dinjitet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?