By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 32 viktima pas dy tërmeteve 7,2 dhe 7,5 ballë Rihter
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > 32 viktima pas dy tërmeteve 7,2 dhe 7,5 ballë Rihter
Bota

32 viktima pas dy tërmeteve 7,2 dhe 7,5 ballë Rihter

admin
Last updated: 25/06/2026 09:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Karakas, 25 qershor, Zhurnal.mk – Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe rreth 700 të tjerë janë plagosur pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, tha presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez.

Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7,2 dhe 7,5 ballë sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, goditën dje Venezuelën.

Gazetarët panë ndërtesa të shembura dhe skena paniku në kryeqytetin, Karakas.

Rodriguez shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe aeroporti i Karakasit, i cili sipas saj ishte dëmtuar rëndë, u mbyll.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti i parë, me magnitudë 7,2 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në orën 18:04, sipas orës lokale (22:04 GMT) në një thellësi prej 21,9 km, afërsisht 200 km në perëndim të Karakasit.

Një tërmet i dytë, me magnitudë 7,5 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në një thellësi prej 10 km, 39 sekonda më vonë, 45 km larg, i ndjekur nga rreth 20 lëkundje pasuese.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, kjo është një “ngjarje e dyfishtë” dhe një “katastrofë që pritet të jetë me magnitudë të konsiderueshme”.

“Numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë i lartë dhe dëmet e konsiderueshme”, shkroi instituti.

Një gazetar pa një ndërtesë 22-katëshe të shkatërruar plotësisht në lagjen Altamira.

Jashtë, njerëzit po bërtisnin emrat e të dashurve të tyre dhe disa vullnetarë po ngjiteshin mbi rrënoja.

“Na duhen fenerë”, u lut njëri prej tyre ndërsa binte nata.

Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello deklaroi se disa ndërtesa ishin shembur në kryeqytet dhe tregoi se kishte urdhëruar ndërprerjen e furnizimit me gaz.

“Disa struktura janë dëmtuar dhe ne duam të shmangim çdo aksident që lidhet me gazin”, shkroi ai në X.

Ai konfirmoi se kishte të lënduar, por nuk dha një numër të detajuar.

You Might Also Like

Merz kërkon nisjen e menjëhershme të bisedimeve për paqe në Ukrainë

Arrin në 164 numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme

Çmimet e naftës bien në nivelet para luftës, ndërsa rihapet Ngushtica e Hormuzit

BE nis disbursimin e paketës 90 miliardë euro për Ukrainën

212 viktima pas valës së të nxehtit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Saranda Imeri i reagon Ilire Dautit: Mandatin e mori falë BDI-së, “punë të mbarë, luaneshë”
Next Article Kush i respekton më shumë pasagjerët? Renditja e kompanive ajrore evropiane
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë
Maqedoni
Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike
Maqedoni
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Shqipëri
Fejohet futbollistja e njohur zvicerane
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?