Më datë 24.05.2025 në ora 17:00, zyrtarë policorë të Departamentit yë Punëve të Brendshme të Gostivarit në lagjen “Pitarnica”, kanë privuar nga liria personin S.A.(50) nga Gostivari, pasi në posedim i është gjetur kokainë.
Ai po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përfaditet parashtresë përkatëse.